• |
ide | kryesore

Foto të rralla të fëmijëve në korrik 1990 në ambasadën gjermane

Arkiva, Dossier
kjhgfdsa.JPG



Ish drejtori i arkivit te Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi ka ndarë një foto të rrallë në Facebook, në kujtim të 2 korrikut të vitit 1990, kur me hapjen e ambasadave shumë shqiptarë lanë masivisht vendin.
 
Ai ka bërë publike fotot e disa fëmijëve shqiptarë brenda ambasadës gjermane.
 
“Këta fëmijë janë fotografuar në korrik 1990 brenda ambasadës gjermane në Tiranë. Fotot janë imazhe të jashtëzakonshme për ngjarjet e asaj kohe. Numri i fëmijëve të marrë me vete nga prindësrit ka qenë i madh. Ndoshta ka qenë një lloj instikti për të mos bërë gabimin që bënë ata që u larguan nga Shqipëria në vitin 1944, kur ikën të vetëm pa marrë familjet e tyre. Kam qenë krenar që këto foto të paidentifikuara, të destinuara për t’u zhdukur munda t’i ruaj”, shkruan ai.
foto-kalamajt