• |
ide | kryesore

Lufta për klikime/ Elvana Gjata publikon videon e re, shpërthejnë sponsorizimet

Arkiva, Paparazzi
WhatsApp-Image-20160702 (1).jpeg



Mania e këngëtarëve shqiptar të cilët masin "suksesin" me 'views'-at e 'youtube' duket se ka mbërthyer dhe Elvana Gjatën. Pavarësisht se kishte rreth një vit që i mungonte fansave dhe rikthimi i saj me këngën e re mund të konsiderohet i goditur, 29-vjeçarja ka shpejtuar të sponsorizojë "Njësoj", që në orët e para të publikimit. 
 
Papritur, faqet tona në facebook e Instagram (jo vetëm të përdoruesve shqiptarë) u pushtuan nga postimet e paguara të Elvanës dhe stafit të saj, të cilët me sa duket ishin kujdesur jo pak, që askujt mos t'i shpëtonte pa një 'klik" premiera e klipit. 
 
Nga studio e prodhimit "ThreeDots", radio e drejtuar nga stafi menaxherial i këngëtares, faqja e Florit, facebook-u personal i Elvanës e deri tek portali pranë studios së Florit, gjeneruan para që kënga të mbledhë sa më shumë shikime në youtube. 
 
Ndonëse hiti i ri i Elvana Gjatës u pëlqye menjëherë nga fansat të cilët nuk u zhgënjyen me pritjen e gjatë të mungesës rreth një vjeçare të këngëtares, me sa duket, për Elvanën kanë më shumë rëndësi klikimet. Tek e fundit, më mirë klikime të sponsorizuara dhe reale, se sa siç jemi mësuar të dëgjojmë akuza në drejtim të këngëtarëve të tjerë, të cilët blejnë direkt 'fake views'-a.