• |
ide | kryesore

Pas eliminimit te Belgjika plasi grushti mes lojtarëve dhe trajnerit

I pakategorizuar
oooo.jpg



Duket se eliminimi nga Europiani nuk është kapërdirë mirë nga kombëtarja belge, që edhe pse mban kreun e renditjes botërore të FIFA-s në Euro 2016 nuk dha atë që pritej.

Por eliminimi i djeshëm ka sjellë shumë tensione te skuadra, madje trajneri Wilmots ka debatuar ashpër me disa lojtarë. Dhe me njërin prej tyre, portierin e Chelsea, Thibaut Courtois, situata ka degjeneruar në grushte, shkruan “Telesport”.

“Ky është zhgënjimi më i madh i karrierës time. Uellsi ishte superior karshi nesh dhe këtë gjë e thashë hapur edhe në dhomat e zhveshjes. Edhe pse e nisëm mirë ndeshjen, u tërhoqëm dhe lamë rivalët të bëjnë lojën, duke krijuar hapësira dhe Uellsi e meritoi fitoren.

Kishim mundësinë që të shkonim në gjysmëfinale, por e hodhën dëm. Jemi një ekip i ri në moshë, por duhet dikush me përvojë që të na drejtojë”, – tha Courtois.