• |
ide | kryesore

Putin “i zhdukur” prej 6 ditësh, nisin spekulimet për shëndetin e tij

Arkiva, Planet
5-78.jpg



Kanë nisur spekulimet mbi shëndetin e Vladimir Putin pas një mungese disaditore të tij në publik.

Hera e fundit që presidenti rus është parë në publik ka qenë kur ka takuar homologun e tij finlandez në 1 korrik.

Që prej asaj dite ai nuk është dukur më.

Putin kishte planifikuar një udhëtim në Siberi që e ka anuluar pa dhënë asnjë shpjegim.

Në media thuhej sot se Putin kishte patur një bisedë telefonike me Obamën, megjithatë mosdalja e tij në TV apo vende të tjera publike shton misterin dhe hamendësimet se Putin ka proleme shëndetësore.