• |
ide | kryesore

Theresa May, “ylli në ngritje”

Arkiva, Planet
09_theresamay_r_w.jpg



Theresa May konsiderohet favorite për të pasuar kryeministrin David Cameron. Shumë britanikë e krahasojnë May me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Großbritannien Theresa May in London

Theresa May ka dobësi edhe në moshën 59 vjeçare: këpucët ekstravagante. Në këtë mënyrë sërish doli në kryetituj. Në një takim ajo u paraqit me këpucë të sheshta, me pjesë metalike. Nëse kjo ka të bëj vetëm me pretendimet luftarake të saj që të bëhet kryeministre, ende nuk dihet. May nuk ka nevojë për diçka të tillë. Ajo llogaritet si e kundërta e shumicës së politikanëve britanikë, si një lloj Angela Merkel britanike. Ajo është një politikane solide dhe integruese, jo tepër e ngutshme dhe e vyeshme, që vepron me maturi dhe pragmatizëm. Kështu e përshkruajnë shumë miq nga partia konservatore e saj por edhe nga Partia e Unionit, të njohur edhe si "Tories". Por kështu e përshkruajnë këtë grua të martuar, por pa fëmijë, edhe personat që e njohin më afër.

May dhe qendrueshmëria e saj

Me këto veçori përshkruhet zonja, e cila ka studiuar në Oxford dhe më pas ka punuar gjashtë vite në Bank of England. Ndërsa prej vitit 2010 ajo mban postin e ministres së Brendshme. Shumë janë të befasuar me punën e saj të mirë, sepse askush në 100 vitet e fundit nuk ka mundur të mbetet kaq gjatë në këtë post. Ky është edhe një prej shkaqeve pse Theresa May shpesh krahasohet me "zonjë të hekurt", Margret Thatcher. Por May nuk është e kënaqur me këto krahasime. Në një intervisë në BBC ajo tha shkurt: unë nuk shkoj në dreka për të shkëmbyer thashethëme. Ajo nuk flet nga zemra dhe kujdeset për detyrat e saj. Kështu e sheh edhe detyrën e saj si pasardhëse e mundshme e David Cameron.

 


London Theresa May und ihre Schuhe

 

Si e paramendon May Brexitin

Pajtuese apo ndjekëse e linjës së ashpër? Kjo çështje ngarkon në radhë të parë britanikët, të cilët janë penduar shumë për shkak të Brexitit. Çfarë mund të pritet nga May si parardhëse e David Cameronit? May ka qenë kundër Brexitit, por ishte e hapur për kritikat e Unionit. Ajo e mbështet David Cameronin, por ka shumë kritika ndaj Bashkimit Evropian. May është ankuar për mungesë së sigurisë dhe kontrolleve.

Me rastin e bërjes publike të kandidaturës së saj, May tha se nuk do të ketë një referendum të dytë. Ajo paralajmëroi se në rast zgjedhjeje si kryeministre, procedurën e daljes së Britanisë së Madhe nga BE do ta fillojë pas disa muajsh. Artikulli 50 nga Marrëveshja e Lisbonës nuk do të aktivizohet para fundit të vitit, tha ajo. Por Brexiti do të ndodhë. Vota e britanikëve është një mesazh i qartë kundër lirisë së lëvizjes së fuqisë punëtore. Më së largu pas Brexitit ajo planifikon të kufizojë ardhjen e të huajve në Britani. Edhe si ministre e Brendshme ajo është treguar e ashpër në këtë çështje, që mund të jetë një përparësi tjetër në fushatën parazgjedhore. Deklarata e saj më e ashpër: "Migrimi nuk po na lejon të krijojnë një qëndrim të përbashkët në shoqëri." May ka dashur të kufizojë edhe programet mbështetëse për studentët e huaj në univeristetet britanike dhe ka dashur të rrisë kontributet e punëtorëve të huaj për sigurimin shëndetësor.

 


Großbritannien Theresa May

 

Kandidate me kurriz

Kur ishte vetëm 30 vjeç Theresa May është angazhuar në politikën lokale. Në fillim të viteve 1990 është futur në Parlament. Sondazhet e fundit tregojnë se May e ka mbështetjen e 60% të anëtarëve të partisë së saj dhe në këtë mënyrë është shumë përpara kandidatëve të tjerë Andrea Leadsom, Stephen Crabb, Michael Gove dhe Liam Fox. Mendohet se Theresa May do të vazhdojë rrugën e Cameronit, i cili vitet e fundit gjithnjë është shprehur se pikërisht ajo duhet të jetë pasardhësja e tij. Në sondazhe thuhet se Theresa May e ka edhe mbështetjen në popull. Edhe shumica e mediave britanike ka fjalë të mira për kandidaten May. "Telegraph" e quan Theresa May si "një yll në ngritje".