• |
ide | kryesore

“Dacryphilia”/ Kënaqësia e re dhe e çuditshme seksuale

Arkiva, Stil
seks-650x358.jpg

Një praktikë e çuditshme seksuale po kthehet në trend të vërtetë. Quhet “Dacryphilia” dhe konsiston në përfitimin e kënaqësive seksuale duke parë partnerin të qajë.

Arsyeja përse partneri qan është dhimbja, lodhja ose çfarëdo lloj situate tjetër e sikletshme dhe kënaqësia që ju ndjeni vjen nga fakti se mund ta ndihmoni partnerin.


“Dacryphilia” është po ashtu pasive ose njerëzit që nuk mund t’í mbajnë lotët ndihen të kënaqur pasi të qarët është një proces lehtësimi gjatë të cilit prodhohet hormoni i endorfinës.

Kjo praktikë është njohur për publikun falë filmit spanjoll “Kiki and sex secrets”, ku një nga protagonistët eksitohet sa herë që  sheh të fejuarin duke qarë. Po ashtu ajo është e lidhur shpesh me sado-mazokizmin, sepse ju mund të kënaqeni me vuajtjet e të tjerëve.

Pavarësisht se kush merr kënaqësi nga kjo mënyrë, ekspertët sugjerojnë një konsultë me mjekun në këto raste, pasi kjo praktikë seksuale mund të jetë indikator i një çrregullimi mendor.

Kthehu