• |
ide | kryesore

Zbulohet e dashura e Blerim Destanit (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
blerim-destani1_1468656963-2226870.jpg



Javën që lamë pas portale online folën për një flirt mes aktorit të mirënjohur Blerim Destani dhe këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha. Shkak për këtë thashethem është bërë një foto e publikuar në rrjetet sociale, nga vetë Blerimi.
 
“Jeta është të pasuri momente të mira”. “No Briken Heart”, ka shkruar në Instagram, Destani duke ju referuar këngëtrares së famshme.
 
Mes dy të rinjve ka nisur një raport, shkruan bluetooth. Këngëtarja ka udhëtuar drejt Dusseldortit për të kaluar më shumë kohë me aktorin e dashur për publikun.
 
Të dy janë njohur nga afër pak kohë më parë, falë disa miqve të përbashkët, më pas mes tyre ka nisur edhe shkëndija e dashurisë, duke filluar të kalojnë më shumë kohë me njeri-tjetrin, deri tek ky udhëtim, ku çifti përshëndet edhe me foto.
 
Këngëtarja Bebe Rexha kohë më parë ka pohuar se do të donte një të dashur shqiptar. Bebe Rexha është duke korrur sukses në skenat ndërkombëtare, duke u klasifikuar si një prej artisteve më premtuese. Nga ana tjetër edhe Blerim Destani është duke shijuar suksesin si aktor në Gjermani.