• |
ide | kryesore

A do të nisë Turqia Luftën e Tretë Botërore?

Arkiva, Planet
turk (1).jpg



Darius Shahtahmasebi, një i diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Otagos dhe njohës i të drejtave njerëzore, ligjit ndërkombëtar dhe gazetarisë, ka publikuar një artikull në portalin AntiMedia, ku tregon se Turqia ka ambicie që ta dërgojë botën në një Luftë të Tretë Botërore, vetëm e vetëm që t’i përmbush politikat e saj.

Përpjekja e fundit për grusht shtet në Turqi gjatë fundjavës erdhi në një kohë interesante. Sikur të ishte e suksesshme, Turqia do të kishte një mundësi unike për të ndjekur një agjendë krejtësisht tjetër në rajon – edhe pse një agjendë e tillë është e paqartë duke pasur parasysh shumë teori konspirative që po qarkullojnë rreth grusht shtetit.

Erdogan: Më mirë t’i vrasim puçistët, sesa t’i ushqejmë në burgjePor, dështimi i grusht shtetit e vendosë Turqinë në një rrugë tjetër përpara, duke pasur parasysh agjendat e fundit të Erdoganit në politikat e jashtme, transmeton Gazeta Express.

Turqia kohët e fundit ka normalizuar marrëdhëniet me Izraelin. Presidenti Erdogan shkoi edhe më tej, duke u përpjekur të përmirësojë marrëdhëniet e prishura me Rusinë. Tani qeveria turke ka tronditur botën duke njoftuar se do t’i rregullojë marrëdhëniet me Sirinë, një vend qeveria e të cilit ka qenë shumë agresive gjatë pesë viteve të fundit.

Dihet se Katari, Arabia Saudite dhe Turqia – me ndihmën e Uashingtonit – kanë qenë lojtarët më të mëdhenj për të përzënë Bashar al-Assadin jashtë Sirisë.

Në komentet gjatë transmetimit live në televizionin shtetëror të mërkurën, Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim njoftoi se Turqia do të shikojë mundësinë e rregullimit të lidhjeve me Sirinë dhe Irakun, duke thënë se marrëdhëniet me Sirinë janë të nevojshme për “luftën kundër terrorizmit” dhe për të ofruar stabilitet në rajon.

“Ne normalizuam marrëdhëniet me Rusinë dhe Izraelin. Jam i sigurt se do të normalizojmë marrëdhëniet edhe me Sirinë. Që lufta kundër terrorizmit të ketë sukses, stabiliteti duhet të kthehet në Siri dhe Irak”, tha Yldirim.

Por, përpjekjet e Turqisë në Siri kanë bërë të kundërtën e ofrimit të stabilitetit. Merreni shembull kaosin në kufi të Sirisë, i cili kohët e fundit iu ka kthyer për fytyre Turqisë. Pavarësisht kësaj qasje përpara në dukje në diplomaci, në një intervistë për BBC Yildirim tentoi, përsëri, të hidhte tym në sytë e publikut. Pavarësisht faktit se Turqia hapur ndihmon luftëtarët e ISIS dhe fshehurazi u shet armë luftëtarëve fanatikë përtej kufirit sirian, Yildirim ishte ambicioz sa të akuzojë liderin sirian për krijimin e kushteve që u dhanë ngritje ISIS-it.

Ajo që politika turke refuzon të pranojë është se që nga fillimi i luftës në Siri, Assad ka ruajtur mbështetjen e shumicës së popullit të tij. Kjo ishte e vërtetë deri në fund të vitit të kaluar. Rrallë përmendet gjithashtu edhe fakti se Assadi fitoi zgjedhjet e vitit 2014 në Siri me një shumicë dërmuese nën vëzhgimin e ndërkombëtareve që thoshin se nuk pati shkelje.

Assad ka një vlerësim më të lartë të miratimit se Barack Obama. Megjithatë, në sytë e Turqisë, Assad ende duhet të shkojë. Do të dukej se, pozicioni i Turqisë në Siri ka mbetur relativisht i pandryshueshëm pavarësisht faktit se Turqia duket e gatshme të arrijë një kompromis me Sirinë. Sigurisht, ata gëzohen të punojnë me Sirinë, por vetëm nëse Assadi shkon dhe zëvendësohet nga një kukull e Turqisë – që ishte shpresa e Turqisë dhe aleatëve të saj së bashku.

Për këtë arsye, pasojat duke u përpjekur për të hequr Assadin nga pushteti – të cilat do të plotësojnë kushtet për një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë, Kinën dhe Iranin, do të jenë të mëdha.

A ka hequr dorë Turqia nga ambiciet e saj për ndjekjen e politikave që do të krijojnë kushtet për Luftën e Tretë Botërore? Mesa duket jo.