Daily Mail botoi disa të dhëna të pasurisë së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, duke e vënë theksin tek kontrasti me varfërinë ekstreme në të cilën jeton 1/3 e vendit. Në qendër të shkrimit janë pallatet luksoze të “sulltanit” të Turqisë dhe shpenzimet e shfrenuara të bashkëshortes së saj, Emine.
“Ajo pretendon se bën një jetë të thjeshtë dhe modeste duke respektuar në mënyrë strikte vlerat myslimane, duke i kaluar orët e saj në pallat, në kuzhinë, duke fermentuar mollë në mënyrë që t’i shndërrojë në uthull. Por ndërkohë që i shoqi i saj tiran, Presidenti Recep Tayyip Erdogan, ka grumbulluar një pasuri prej 170 milionë eurosh, me të paktën 3 pallate anembanë Turqisë, gruaja e tij e fiksuar pas shoppingut, Emine, nuk ka asnjë pasion tjetër përveçse të shpenzojë paratë”, shkruan gazeta britanike.
“Jeta e Emine Erdogan është nga një avion privat, në tjetrin. Ajo bën udhëtime të panumërta për të bërë shopping. Pasioni i saj i veçantë janë veshjet firmato dhe antikuariatet super të shtrenjta. Ndërkohë që një e treta e vendit të saj jetojnë në varfëri ekstreme. Të paktën 2 milionë persona jetojnë vetëm me 4 euro në ditë, ndërsa gruaja e presidentit harxhon vetëm për çajin e saj të bardhë special 1.900 euro për kilogram. Dhe e pi atë në filxhanë të larë me flori që kushtojnë 280 euro secili”.
Emine është vërtet e shfrenuar në maninë për të blerë në dyqanet më të shtrenjta të Europës. “Një herë ajo mbylli një qendër të tërë tregtare në Bruksel që të bënte pazaret, ndërsa në një tjetër rast, teksa shoqëronte burrin e saj në vizitë zyrtare në Varshav, bleu 45 mijë euro antikuariate në një treg të posaçëm”.
Ikonat – thekson Daily Mail, janë për pallatin gjigand që Erdogan ka ndërtuar në një kodër të Ankarasë.
“Prona zë një sipërfaqe prej 4 milionë metrash katrorë dhe ka një vlerë prej 800 milionë eurosh vetëm për ndërtimin, pa llogaritur zbukurimet, mobilimin dhe stolitë e brendshme. Që nga muret e veshura me mëndafsh që kushtojnë mbi 3 mijë euro metri katror, e deri te çdo çift dyersh që janë të nevosjhme për qindra dhomat dhe që kushtojnë mbi 40 mijë euro, ky stil jetese e shpreh qartë delirin e madhështisë dhe dëshirën për të sunduar përjetë”.
Shkrimi i Daily Mail vjen pas grushtit të dështuar të shtetit, për të cilin ka dyshime të forta se ishte i sajuar. Dyshime që tashmë kanë edhe zëra zyrtarë në Bruksel, si ai i Komisionerit Hahn që tha se lista e 6 mijë të arrestuarve dhe të pushuarve nga puna, ishte e parapërgatitur. /Daily Mail – Përgatiti Lapsi.al