• |
ide | kryesore

Deklaratat e trajnerëve pas ndeshjes Ferencvarosh – Partizani

I pakategorizuar
sorma.jpg

Pas kualifikimit në Ligën e Kampioneve, trajneri i Partizanit tha se ky sukses ishte një meritë e faktit që skuadra kishte treguar përulësi ndaj një ekipi më të fortë.


“Për një skuadër të vogël si e jona mendoj se kemi arritur të marrim maksimumin dhe kjo erdhi falë përulësisë me të cilën kemi luajtur dhe përgatitur këtë ndeshje. Gjatë gjithë lojës kemi qenë një ekip i organizuar dhe mjaft kompakt, duke mos i lënë hapësira kundërshtarit që të na sulmonte. Luajtëm fort dhe nuk u dorëzuam deri në fund ndaj një skuadre, e cila duhet ta pranojmë se është disa herë më e fortë se ne. Dua të falënderoj lojtarët e mi për atë që kanë dhënë në fushën e blertë. Kanë luajtur me krenari, disiplinë dhe vendosmëri, duke qenë në lartësinë e duhur për të arritur këtë kualifikim me shumë vlera. Realisht jam i kënaqur për këtë arritje”, – ka thënë italiani që ka vetëm pak javë në drejtimin e të kuqve.


Ndrësa trajneri i Ferencvarosh Tomas Doll është shprehur i tronditur nga eliminimi që pësoi nga Partizani. Në deklaratën e tij pas ndeshjes ai tha se po mendonte largimin nga skuadra.

“Është e pakuptueshme se si një ekip si ne nuk arriti të dominonte lojën përballë një skuadre të vogël si Partizani. Dukej sikur lojtarët tanë ishin të emocionuar nga stadiumi i madh, nuk u motivuan përballë tifozëve të tyre. Kjo është shumë shqetësuese. 4-5 lojtarë nuk funksionuan fare dhe është shumë e vështirë që të dominosh lojën kur ke kaq shumë lojtarë jashtë forme. Fizikisht ishim shumë dobët dhe dua të them se ishte e turpshme ajo që ndodhi. I gjendur përballë kësaj situate po mendoj seriozisht të largohem. Në ditët e ardhshme do të mësoni më shumë, por ndeshja ishte e gjitha një dështim i madh për skuadrën dhe për mua. Disa lojtarë rrinin në fushën e lojës dhe nuk u motivuan aspak për ta fituar ndeshjen”, – tha trajneri i Ferencvaroshit.

Pas këtij kualifikimi Partizani pret Salzburgun në “Elbasan Arena”.

Kthehu