• |
ide | kryesore

Një peshk helmues në ujërat e Mesdheut/ Mund të jetë vrasës

Arkiva, Planet
peshku helmues.jpg



Ekspertët japin alarmin për një lloj peshku helmues që lëviz në ujërat e Mesdheut. Ekspertë të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës e kanë ngritur këtë shqetësim ditët e fundit.
Ky lloj peshku, i cili njihet ndryshe si “peshku djall”, gjendet kryesisht në ujërat pranë Qipros dhe Turqisë, dhe mund të përhapet edhe më gjerë.
 
Peshku helmues është karakteristik për ujërat e Paqësori dhe Oqeanit Indian. Në trupin e tij, ai ka disa zgjatime toksike, të cilat mund të jenë vrasëse për njeriun.
 
Kontakti me këto zgjatime shkakton dhimbje, të vjella dhe në rastet më të rënda mund të çojë në paralizë respiratorë, edemë pulmonare apo infarkt.
 
Ekspertët thonë se ky lloj peshku, i shtyrë nga ndryshimet klimatike, është tashmë në ujërat e Mesdheut.  Ai ka dëmtuar ekosistemin ujor, duke reduktuar prezencën e llojeve të tjera të peshqve. Në Kubë, Kolumbi dhe Japoni janë hartuar plane të posaçme për reduktimin e këtij lloji peshku.