• |
ide | kryesore

Trump trondit NATO-n: Nëse zgjidhem President, anuloj mbrojtjen automatike

Arkiva, Planet
donald-trump_650x400_81461386249-650x356.jpg



Nëse zgjidhem president do të ndaloj mbrojtjen automatike për vendet e NATO-s’, ka qënë kjo deklarata e republikanit Donald Trump, i cili ka kërcënuar se do të anulojë një prej parimeve kryesore të Aleancës, pikërisht atë të mbrojtjes kolektive. Marrëveshja nënkupton angazhimin e të gjitha shteteve antare për të mbrojtur ushtarakisht një vend që është pjesë e NATO-s në rast sulmi. Trump u shpreh se ShBA do të mbrojë vetëm shtetet që përmbushin detyrimet ndaj Washingtonit.

Kandidati republikan në garën presidenciale, Donald Trump, ka tronditur me një deklaratë sa i përket NATO-s duke nënvizuar se në rast se ai do të shpallet fitues i zgjedhjeve për Shtëpinë e Bardhë do të braktisë parimin e mbrojtjes automatike për vendet anëtare të Aleancës. Në një prononcim për mediat amerikane, Trump tha se Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë aleatët vetëm nëse këta të fundit do t’i kenë përmbushur të gjitha detyrimet ndaj Washingtonit. Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga zyrtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut, pasi parimi i mbrojtjes kolektive është një ndër marrëveshjet themelore të NATO-s. Ky parim nënkupton angazhimin e të gjithë shteteve të aleancës për të mbrojtur një vend anëtar i cili mund sulmohet nga një ushtri e huaj.

Më tej, kandidati i konfirmuar i Republikanëve foli edhe për situatën në rajon baltik dhe Europën Lindore, duke propozuar ndalimin e mbrojtjes ushtarake që ShBA dhe NATO i kanë ofruar vazhdimisht Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë. Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara duhet të zgjidhin problemet e brendshme përpara se t’u japin leksioneve vendeve të tjera. Propozimet e miliarderit bien ndesh me polikat që NATO ra dakord të ndjekë në Samitin e Varshavës, ku u vendos për rritje të prezencës ushtarake në Europën Lindore dhe në vendet Baltike.

Në mbyllje, Trump ka preferuar të flasë edhe për grushtin e shtetit në Turqi, duke vlerësuar aftësinë e Presidentit Rexhep Taip Erdogan për të ndalur përpjekjen e Pucistëve. Ai shtoi se nuk beson që grushti i shtetit ishte dicka e inskenuar nga vetë presidenti turk./ora news