• |
ide | kryesore

Gjici: Fajtorë lojtarët që mora borxh nga Skënderbeu

I pakategorizuar
gjici.png



Kukësi humbi 4-1 përballë Austrisë së Vjenës në Elbasan Arena duke eliminuar nga Liga e Europës. Ndeshja e parë kishte përfunduar me një humbje minimale 1-0.  Në një ditë të keqe janë shfaqur edhe tre lojtarët e huazuar nga Skënderbeu te Kukësi: Liridon Latifi, Sabien Lilaj dhe Masato Fukui Fukui, ku dy të parët kanë humbur mjaft raste për të rrezikuar. Gjithashtu, kanë humbur edhe shumë dyluftime në mesfushë.

Disfata e djeshme ka nervozuar dhe mërzitur shumë edhe presidentin e Kukësit, Safet Gjici, i cili është parë mjaft i zhgënjyer në tribunën VIP. Nga ndeshja mjaft e dobët e Kukësit dhe nga humbja e thellë që pësoi, presidenti Gjici e ka braktisur stadiumin pak minuta para se arbitri islandez të sinjalizonte fundin e takimit.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, presidenti shpreh zhgënjimin nga skuadra dhe nga tre lojtarët e Skënderbeut duke u zotuar se nuk do të huazojë më kurrë lojtarë te Kukësi. Ndërkohë që paralajmëron se nga Kukësi do largohen shumë lojtarë, ndërsa do qëndrojnë vetëm ata futbollistë që e meritojnë. “Nuk do të marrë më kurrë lojtarë në formë huazimi te Kukësi.

Të tre lojtarët që kemi huazuar ishin shumë të dobët. Goli i parë i Austrisë së Vjenës ishte pozicion jashtë loje. Ndërkohë që e gjithë skuadra nuk bëri lojën si ekip, si në ndeshjen e parë në Vjenë. Jam shumë i zhgënjyer dhe në ditët në vazhdim do e merrni vesh. Te Kukësi do qëndrojë vetëm ai lojtar që e meriton”, u shpreh Gjici për gazetën.