• |
ide | kryesore

Higuain lë Napolin për Juventusin për 95 milion euro

I pakategorizuar
higu.jpg



Pritet vetëm firma në kontratë, por tifozët e Juventusit mund të festojnë që tani atë që do të jetë transeferimi më i bujshëm në merkaton e futbollit europian.
Kampionët italianë kanë arritur marrëveshjen me Gonzalo Higuain, i cili do të jetë në shërbim të trajnerit Masimiliano Alegri duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Tratativat që vazhdonin prej kohësh janë mbyllur mesditën e së shtunës pas takimit të fundit në Madrid, ndërsa sulmuesi argjentinas ka kryer vizitat mjekësore dhe ditët e ardhshme do të bëhet prezantimi zyrtar.
Higuain kishte pranuar që më parë ofertën e Juventusit, që më pas ka bindur edhe Napolin duke pranuar të paguajë 94.7 milion euro për kartonin e golashënuesit më të mirë të sezonit të fundit në Serinë A.
Një shifër e ekzagjeruar, por e sigluar në klauzolën e kontratës së futbollistit që lejonte prishjen në mënyrë të njëanëshme të saj.
Mediat italiane kanë zbuluar edhe detajet e tjera financiare të goditjes më të madhe të merkatos së verës.
Gonzalo Higuain do firmosë një kontratë 4-vjeçare me Juventusin, nga e cila do të fitojë 7.5 milion euro në sezon.
Por transferimi i argjentinasit i ka hapur rrugën largimit të Pol Pogba nga kampionët e Serisë A.
Marrëveshja për shitjen e mesfushorit francez te Mançester Junajtid për 125 milion euro tashmë prêt vetëm zyrtarizimit, pasi vetëm në këtë mënyrë klubi juventin do të mund të mbulojë shpenzimet për blerjen e Gonzalo Higuain.