• |
ide | kryesore

Supersticiozi Trump, sa herë ha bukë hedh pas shpine disa kokrra kripë

Arkiva, Planet
1469541717trumpi.jpg



Mund të tingëllojë  e çuditeshme, por gati një e katërta e amerikanëve janë supersticiozë. Si person të tillë e përshkruan veten edhe kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Donald Trump.
 
Ai thotë se gjithmonë kur mbaron së ngrëni, hedh pas shpatullës disa kokrra kripë. Kur hyn logjika në mes, ideja e ndjelljes së fatit duket paksa absurde, por ka pasur mjaft njerëz në histori që mbi bazën e bindjeve të tilla kanë marrë vendime të rëndësishme. 
 
“Fati është një subjekt goxha i rrëshqitshëm. Është e vështirë ta aprovosh apo të mos e aprovosh si koncept. Mirëqënia nuk është gjithmonë e shpërndarë në bazë merite, e kjo i shtyn njerëzit të pyesin përse disa që nuk e meritojnë ia dalin mbanë, e ata që nga ana tjetër duhet të ishin të suksesshëm, dështojnë”, thotë Maia Young, profesoreshë e asociuar në UCLA Anderson School of Management;
 
“Tek ajo që ne quajmë fat, nuk ka asgjë të prekshme, por ne mund ta krijojmë vetë duke e transferuar në një objekt, siç janë fatsjelleset. Sendet me fat na lejojnë ta veshim veten me një ndjesi sigurie”, shpjegon matematikani Joseph Mazur.  
 
Ato sipas Mazur, krijojnë tek personi që i zotëron iluzionin e kontrollit. Studimet kanë treguar se individët i kryejnë më mirë detyrat që u ngarkohen kur kanë me vete një objekt që mendojnë se u sjell fat dhe këtu, optimizmi ndikon shumë. Nëse dikush mendon se është me fat dhe se gjëra të mira do t’i ndodhin, angazhohet më shumë që të japë maksimumin e tij, duke e ndihmuar kështu fatin vetë./tch