• |
ide | kryesore

Vullkani që do ta shkatërronte Tokën

Arkiva, Planet
mount-nyiragongo-vullkani-vdek_1469361805-4540243 (1).jpg



Kur të ndodhë super-erupsioni i vullkanit, shpërthimi do të nxirrte aq shumë hi në atmosferë sa që do të rëndoheshin rrethana kohore në gjithë planetin për disa vite me radhë.
Do të mbretëronte uri e madhe, krizë shëndetësore dhe trazira ndërkombëtare. Veç kësaj, për super – erupsionin e mundshëm do të merrnim vesh shumë vonë dhe do të kishim kohë vetëm një vit që të përgatiteshim për kataklizmin vijues.
 
Shkencëtarët amerikanë te këto njohuri erdhën gjatë kërkimeve në kristalet e kuarcit të krijuar si pasojë e magmës formuar pas shpërthimit të super – vullkanit që ndodhi para 760 mijë vjetësh në rajonin e Kalifornisë.
 
Ata kanë ardhur në përfundim se Toka do të shkatërrohej tërësisht nëse një fenomen i ngjashëm do të përsëritej, shkruan Daily Mail, transmeton koha.net.
 
“Këto fenomene ndodhin papritur. Në kuptimin shkencor ,nëse e dini se Toka do të shkatërrohet brenda një viti, kjo përafërsisht është befasi”, ka theksuar Guilermo Gualda, një nga shkencëtarët që kanë marrë pjesë në kërkime që janë bërë në Bishop Tuff në Kaliforni, në vendin ku ka ndodhur super – erupsioni. Me atë rast u krijua krateri i gjatë 30 e i gjerë gati 17 kilometra.
 
Në historinë e planetit kanë ndodhur disa fenomene të tilla, ndër të cilët më riu është ai para 26 mijë e 500 vjetëve në Zelandën e Re, në zonën vullkanike Taupo. E mori emrin Oruanui.
 
Para 40 mijë vjetësh erupsioni i madh ka ndodhur në Itali, në Fushat Flegreje.
 
Në Indonezi, para 75 vjetësh, një super – erupsionin përfshiu edhe Sumatrën, ndërsa truallin amerikan gjatë dy milionë viteve të fundit kanë ndodhur tri super-erupsione.
 
Shkencëtarët theksojnë se Tokën e pret të paktën edhe një super – erupsion, që nuk do të mund t’i ikim, porse ai nuk do të ndodhë shpejt.