Hillary Clinton mori emërimin zyrtar nga Konventa e Demokratëve si kandidate për presidente të SHBA. Ajo bëhet kështu e para grua që merr nominimin për në Shtëpinë e Bardhë.
Shanset që ajo ta fitojë këtë garë përballë Donald Trump, kandidatit zyrtar të republikanëve, janë të mëdha. Megjithatë, sondazhet e ditëve të fundit i kanë dhënë avantazh miliarderit Trump.
Ndikim në sondazhe duket se patën edhe e-mailet e kryetares së Demokratëve amerikanë që u kërkontë vartësve në parti që të pengonin kandidimin e Bernie Sanders. Ajo dha dorëheqjen pas publikimit të e-maileve nga Ëikileaks.
Ish –presidenti Bill Clinton foli shkurt në Konvetën e Demokratëve dhe u kërkoi atyre që të votonin Hillary-n. “Hillary do të na bëjë ne më të fortë së bashku. Ju e dini këtë sepse ajo e kaloi gjithë jetën duke e bërë këtë. Shpresoj se ju do ta zgjidhni”, tha ish presidenti.
Edhe Bernie Sanders dha mbështetjen për Hillary. Nëse do të fitojë garën me Trump, zonja Clinton do të jetë e para grua presidente e SHBA. /Lapsi.al