• |
ide | kryesore

Këshilla për fillestarët në seksin anal

Arkiva, Stil
28_love_secrets-910429-TwoByOne.jpg
Herën e parë që ua futë dikush gishtin në të pasme, ju do të ndjeheni sikurse dikush ua ka futur gishtin në të pasme. Si tjetër mendonit se do të ndjeheshit?
 
Në fakt, pesë herët e para apo dhjetë herët e para, të njëjtën ndjesi do ta keni. Por, pas një kohe, nëse gjithçka shkon në rregull, do të ndjeheni sikurse keni një gisht në të pasme të shoqëruar me një orgazëm spontane! Është e vështirë të dihet pasi që çdo njeri është ndryshe, dhe kjo përfshinë edhe aftësitë e individit sa i përket mënyrës se si e fusin gishtin, transmeton Telegrafi.
 
Shumë gra kanë pasur përvoja të këqija herën e parë dhe nuk kanë dashur ta përsërisin këtë. Shumë djem vetëm e fusin penisin apo gishtin, pa u përgatitur paraprakisht për këtë veprim.
 
Nëse partneri juaj është person i përqendruar seksualisht vetëm në të pasme, në vend të gjokseve, këmbëve etj., atëherë ai dëshiron t’ju dhuroj aq shumë kënaqësi sa është e mundur. Mënyra më e mirë për të kuptuar nëse partneri është i fiksuar pas seksit anal, është nëse ai gjithmonë preferon seksin në pozitë të qenit, kërkon fotografi lakuriqe të të pasmes tënde, ose vazhdimisht ua prekë atë. Asnjëherë nuk duhet të bëni diçka të tillë vetëm se partneri dëshiron, e veçanërisht kur nuk jeni e gatshme totalisht për seks anal!
 
Por, nëse dëshironi ta eksperimentoni atë zonë, atëherë duhet t’i keni parasysh disa këshilla.
 
Nuk duhet të dhemb
 
Kjo është pjesa ku lubrifikuesi e kryen punën e vet. Në parim, kjo do t’ua bëj ndjesinë sikurse keni nevojë për të kryer nevojën e madhe. Por, këtë nuk duhet ta bëni! Thjesht relaksoni muskujt dhe merrni frymë thellë. Mos harroni të përdorni shumë lubrifikues!
 
Filloni ngadalë…
 
Gjëja kryesore rreth paralojës të seksit anal është se duhet ta mbani të thjesht para se t’ia filloni me të vërtetë. Fillimisht filloni me gishtërinj, gjuhë, apo lodër seksi të vogël.
 
Partneri duhet të ketë kujdes…
 
Çdo gjë që futet brenda vrimës duhet të jetë “vetëm maja”. Nervat të cilat përpiqeni t’i stimuloni gjenden në anus, prandaj nuk është e nevojshme ta futni tërë penisin, pasi që kjo vetëm do t’ju krijoj dhimbje të tmerrshme dhe ndjesinë se keni nevojë për të kryer “të madhen”.
 
Imagjinojeni këtë si rrethin metalik të basketbollit, dhe në vend se të shënoni kosh, topi duhet të sillet rreth metalit në vend se të futet në kosh. Ky shembull mund t’ju ndihmojë…
 
Nuk duhet të ketë lëvizje të shpejta menjëherë
 
Futja e shpejt dhe rigoroze e gishtërinjve nuk duhet të ndodhë menjëherë. Shumica e seksit është e shpejt – veçanërisht në filma pornografik – por paraloja e seksit anal duhet të jetë e ngadaltë.
 
Komunikimi është çelësi për çdo gjë
 
Mënyra më e mirë për të kuptuar se çfarë është duke funksionuar e çfarë jo, është të jeni të sinqertë me partnerin rreth asaj që është duke e bërë.
 
Seksi anal nuk është i ndyrë
 
Si seksolog klinik, Dr. Kat Van Kirk thotë se anusi dhe pjesa e poshtme e rektumit kanë shumë pak materiale të ndyra në to, gjë që do të thotë se seksi anal nuk është aq i ndyrë sa mendoni. /Telegrafi/

Kthehu