• |
ide | kryesore

Çmenduria/ Hidhet pa parashutë nga 7 mijë metra lartësi (VIDEO)

I pakategorizuar
lartesi.png



Amerikani Luke Aikens shënoi emrin e tij në histori duke u bërë njeriu i parë që hidhet nga një lartësi e madhe pa parashutë dhe pa veshje speciale hedhjeje.

Parashutisti 42-vjeçar u hodh nga një avion në një lartësi prej më shumë se 7600 metrash, i shoqëruar nga 3 parashutistë të tjerë, të cilët monitoronin gjendjen e tij dhe e furnizonin me oksigjen ne momentet e para. Një veprim në skajet e çmendurisë dhe që sfidon limitet e qënies njerëzore, është cilësuar hedhja e Luke Aikens.

Tashmë i pagëzuar si “njeriu fluturues”, amerikani arriti shpejtësinë maksimale prej 193 km/h, në një fluturim që zgjati rreth 2 minuta. Në tokë, përveç rrjetës, e prisnin qindra spektatorë të mbledhur për të shijuar shfaqjen dhe gruaja e tij.

Parashutisti i jashtëzakonshëm regjistron më shumë se 18 mijë fluturime në një karrierë 26-vjeçare, kulmi i së cilës është padyshim kjo hedhje e guximshme./tv klan/