• |
ide | kryesore

Thuajuni grave, vajzave e motrave tuaja ta fshehin bukurinë…

Arkiva, Blog
kimete_berisha-588x478.jpg



Hoxha nuk ka thënë asgjë që nuk shkruan në K'uran. 
 
Suret 33 dhe 34 ta spjegojnë ty fort mirë kodin e veshjes së femrës myslimane.
 
Ti s'guxon m'u duk provokative, s'guxon m'i josh njerëzit në rrugë, nuk bën me t'u duk asnjë copë mishi, as kurrësesi nuk guxon m'u vesh' ngusht'.
 
Femra myslimane nuk guxon t'ia zbuloj trupin e saj asnjë mashkulli tjetër përveç burrit të saj.
 
Femra myslimane është e urdhëruar nga Zoti që ta fsheh bukurinë e saj. 
Ky nuk është lajm.
 
Nuk ka këtu asgjë për t'u habitur. 
Feja nuk ka ndryshuar. 
K'urani nuk ka ndryshuar. 
Shqiptarët po ndryshojnë.
 
I habitshëm mbetet vetëm fakti se si shqiptarët nuk e njohin fenë e tyre, dhe presin nga K'urani që për hatër të shqiptarëve të rishkruhet dhe t'i adaptohet mënyrës së tyre perendimore të jetesës.
 
Shqiptarja i thotë vetes myslimane, e vishet si vajzë perendimore, plus çuditet kur hoxha ia tërheq vëmendjen.
 
Një pyetje për të gjitha femrat shqiptare që deklarohen myslimane: Ju a përnjëmend pajtoheni që burrat tuaj të martohen edhe me nga tri gra tjera, krahas juve?
Jo nuk pajtohet me ortake, njeri i lemë që ka mend në kry. 
Atëherë, pse ti i thua vetes myslimane kur nuk pajtohesh me fenë tënde!
 
Hoxha u është drejtuar femrave myslimane. Jo juve. 
S'kemi pse çuditemi ne me kodin e tyre të veshjes. 
Ju duhet të çuditeni me veten që deklaroheni myslimanë, por ndjeheni si evropianë. Me juve diçka nuk është në rregull.
 
Të ishin shqiptarët has myslimanë nuk do të ishin çuditur kur hoxha u thotë se s'duhet të tregoni bukurinë tuaj para burrave të huaj. Se kaq punë duhej ta kishin mësuar me vakt!
 
Bukuria jote i takon vetëm burrit tënd, kupto. Eventualisht edhe familjarët me të cilët jeton mund të kenë çasje në hjeshinë tënde. 
Sura 33 thotë, edhe djemtë e burrit tënd (që i ka me ortaken tënde), kanë të drejt të të shohin kryshtruar.
 
Ky hoxhë ka ndikuar që shqiptarët myslimanë të frikësohen, të çuditen dhe të habiten nga feja e tyre, të cilën në imagjinatë e kanë krijuar si fe 'liberale', fe e lirisë dhe demokracisë, e cila u përshtatet shqiptarëve, e jo shqiptarët fesë së tyre.
 
Jo. Këtu ka rregulla.
Nuk është lehtë me qenë femër myslimane. Lëri ti shqiptarët laramanë për të cilët feja është vetëm folklor.
 
Çdo femër pa shami, për myslimanët është e pavlerë ose e padenjë. 
Kështu i urdhëron kodin i tyre i veshjes.
 
S'ka islam tradicional e islam modern. Modern jemi vetëm ne që frustrohemi pse islami nuk modernizohet baras me ne.
Islami nuk është reformuar asnjëherë, interpretoje ti si të duash, por fjalët e tij kanë mbetur të njejta.
 
Vet tha hoxha: femrat që vishen shkurt, meshkujt mysliman i marrin për prostituta. Punë për ta.
 
Ju qetësohuni se nuk keni ju problem me hoxhën. Keni problem me fenë e cila në esencë nuk u flen në shpirt.
 
Nuk mund të jesh pak mysliman, e pak 'modern', e andej-këndej, ose je mysliman, ose s'je. 
E nëse je mysliman, nuk mund të jesh 'trendi' e të kesh kodin tënd personal të veshjes e të mirësjelljes. Jo baco.
 
Ti u dasht me mendu mirë e me mat veten mirë para se m'u deklaru mysliman!
 
Kryesore meshkujt nuk janë të obliguar ta fshehin bukurinë e tyre nga sytë tanë dhe nga sytë e meshkujve të tjerë.
 
P.S. Shko tash merr leje te hoxha në fjalë, para se të shash këtu. Nëse hoxha të jep leje me m'sha, eja shaj sa të mundesh



6 Comments

  1. Te lumte, shkrim shume real.

    Te lumte, shkrim shume real. Ca dreqin ju lidh me vene Muslimane??

  2. eh moj moter .i ka met

    eh moj moter .i ka met muhamedit qerrja ne rer e myslomanet nuk po e nxjerrin dot.por ja qe jan pak si matuf se me qel ni bir ne rer del nafte e ndoshza qeerrja ju noton.

  3. Ok. Midis dhembeve nga

    Ok. Midis dhembeve nga kafshimi e gerryerja ironike dhe sarkarstike te rrjedh gjak dhe copa mishi te kane ngecur e te duhet ti kruash me thojte e shqyerjes per tu pastruar. Po per mua me simpatike je keshtu si vampire me vathe me dupje kuranore e buze lulkuqe epshore se kjo shoqeri meriton te shkruash me perbuzje e cinizem per te pare me te vertete dimensionin e horrllikut bastdart.

  4. e sinqerte

    personalisht me duket nje shkrim shume korrekt, keta "myslimanet modern" jane me keq se "myslimanet tradicionale" se i ndryshojne rregullat si te duan vete, dhe jo si ua kerkon feja. Pastaj kane fytyre edhe te te predikojne.

  5. Cme te shah ty kur mendja te

    Cme te shah ty kur mendja te rri tek k… Nga surrati dukesh profil i pjeshkave qe shklyejne kembet cdo dite por na  pozon  me kurrizin e dores ne mjeker si mendimtare e madhe 😛 

    Pjeshka gjasma po ben pyetje retorike se a do pranonin vajzat call center-iste shqiptare qe burri i tyre te merrte grua te dyte ?! Lere mos u merr me keto gjera, merru me ate qe di te besh me mire…. Fakti qe ti e ke me mire te jesh dashnore e shume burrave te martuar, qe duan te shkarkojne s.. mbi surratin tend  , se sa gruaja e dyte e nje burri te vertete s'do te thote se te gjithe duhet te mendojne si ty.

    Jo per ty, se e kote te thuash ndonje gje. Po deshe ndonje lepirese shkruaj emrin tend ne fund te shkrimit e po mundohemi te te plotesojme deshiren. Por per keta k…e lapsit qe paskan pare elemente interesante ne statusin tend e qe ta publikuan ne faqe, martesa me grua te 2,3,4 eshte thjesht e lejuar, nen plotesimin e shume kushteve dhe nuk eshte dhome orgjie nga ato qe praktikon shkruesja e statusit e ndonje perverse e pervers si ajo. Dhe martesa e cdo lloj qofte, qofte me nje grua,  eshte tek e fundit nje lloj kulture e nje kombi te caktuar, e nje grupimi shoqeror te caktuar dhe fakti qe ajo eshte e ndryshme ne kultura te ndryshme,  s'do te thote qe eshte e keqe kur behet ndryshe per nje grupim e mire per nje tjeter. Nese njerezit jane jane qe idiote ta kuptojne, sdo ndryshoje kultura per hir te idioteve. Perendimi e pjeshka qe ka shkruar kete, eshte dakort qe te mos kete fare familje,  dy meshkuj jo vetem tashme te pallohen njeri me tjetrin, por edhe te martohen, por edhe te adoptojne femije. Ja kjo pjeshka ne vend te abortoje sa here ia derdhin, me mire le te lind kopilat e le t'ua fale ketyre shqiptareve qe ajo e Europa duan t'i shohin te lumtur duke u martuar dy bythqira e duke adoptuar femije te tjere

    Tani cila eshte me e lehte ? E kote te pyesesh nje shushke…

    Ligji i marteses ne Kur'an eshte universal. Meshkujve nuk u lejohet te tradhetojne…Martohen me nje grua dhe duhet syte tek ajo. Por kush njeh natyren e vet, qofte si mashkull, qofte si femer, do e kuptoje se Zoti nuk i ka bere njesoj si tipe njerezit. Nuk jane njesoj as ne shtrat, e ne kushtet qe burri qellon shume aktiv ne sex e grua nuk i pergjigjet dot ritmit te tij ne menyre te vazhdueshme deri sa shnderrohet ne torture sexi, atehere cte bej burri ? Sipas kesaj pjeshkes, o burra te gjej dashnore. Ajo gati eshte ne pritje… Por jo Zoti i trajton njerezit si njerez, e u thote nese keni mundesi martohuni me gra te tjera. Kusht eshte te jeni te drejte…

    Kjo quhet burreri o pjeshke, po nuk ke ku ta dish. E rritur ne familje te shthurrur me vellezer e burre pederast nuk ke si e kupton, se cdo te thote burre. Sa divorce ndodhin edhe ne Shqiperine e Kosoven tende ?!

    Sa vejusha ngelin cdo vit ?!

    Arrin dot ta fusesh ne pune ate tru te lemuar qe ke ?! Cdo behet me keto vejusha ?! Me keto te divorcuara ?! Pervec veshtiresive te jetes qe duhet te perballojne te vetme, ne zyrat e ne kompanite e shqipeve, qe nuk te marrin ne pune po nuk ua thithe, si do i plotesojne edhe nevojat e natyrshme qe ka cdo njeri ?!  Ajo qe behet tani si legene? Dashnore te burrave te martuar apo edhe beqare qofte ???

    Jo Zoti ka dhene zgjidhjene natyrshme, martohuni qofte duke qene grua e pare e dyte e 3-te e nje burri.

    Aq me shume kjo praktike, kjo kulture aplikohet ne shume popuj, edhe sot e kesaj dite dhe funksionon shume mire. Shume me mire se martesa e rrejshme me nje grua me 10 dashnore dhe anasjelltas

  6. Abuzimet me te trasha behen

    Abuzimet me te trasha behen nga njerezit te cilet pretendojne se percojne mendimin e "Zotit" Shoqeria njerezore ka mirra vjet qe e ka kryer procesin e evoluimit, nga epoka e Neandertalit apo epoka e gurit, nga gjendja e kopeve lakuriq qe as e njihnin fare konceptin e familjes ne kuptimin e sotshem, e deri ne ditet tona kur shkalla e njohurive ka shkuar deri ne zinxhirin e perberjes se qelizes se gjalle, ADN apo deri ne galaktikat me te largeta te gjithesise.. Ne te gjithe kete ruge mijra vjecare te evolucionit njerezor,,  ka ndryshuar edhe koncepti per Zotin. Kopete e para primitive te njerezve,, as e vrisnin mendjen nese kane ardhur ne kete bote  si produkt i nje qenje mbinjerezore qe me von u quqjten perendi, te zkarrit, te dashurise, te luftes, te detit etj.etj e qe me vone u thjeshtua tek nje Zot i mbifuqishem, Zot i plotfuqishem ne planetin tone e ne tere gjithesine. Kjo ruge e gjate mijra vjecare e evoluimit,, ne mvartesi te zgjerimit te dijeve e kapaciteteve intelektuale te njohjes, u shoqerua padyshim edhe me perplasje kontradiktore deri konfliktuale me miliona viktima,, ndermjet ruajtjes se te ashtuquajtures "tradicionale"e liberalizimit te jetes, apo ruajtjen e lirese se kopeve, me kembenguljen e respektimit te normave e ligjeve si produkt i evoluimit. Lindja e disa feve ne kushte specifike gjeografike e racore, krijoi pashmangshemerisht edhe kontraste ne percaktimin e vlerave te moralit. Feja e krishtere e kaperceu me hershem trajtimin e femres si nje objekt prone te burrit, kurse ne ne fene myslimane, vazhdon te ruhet me fanatizem aty ketu, ideja e prones mbi gruan. Problemi shqetesues ne kete histori te gjate evolucioni, me duket se ka qene e mbetet mendimi ekstremist. Eshte ne fakt nje rikthim ne primitivitet ekstremizmi liberal qe po tenton te ktheje njerezimin ne tufa bagetishe lakuriqe, qe po e degjenerojne arritjen me te madhe te ketij evolucioni,. organizimin e shoqerise me bulzen themelore te saj qe eshte familja e trashegimia gjenetike familjare.. Nga ana tjeter, edhe ekstremizmi i mbulimit te femrave, i propoganduar si nje vlere morale, eshte edhe ai nje primitivitet te cilit i ka kaluar koha. Ne ditet tone kur jetojme ne shekullin e XXI, eshte vertete e pa pranueshme qe te shohim femra te mbuluara koke e kembe, por eshte skandaloze, qe neper media te shohesh perdite te ekspozuara prapanicat lakuriq te femrave, si pjesa me terheqese seksuale per meshkujt. Zoti ne kuptimin fetar e Natyra ne ate ateist, e ka kryer ne menyre te persosur funksionin e organeve te qenjeve te gjalla, qe kryejne procesin e riprodhimit, duke harmonizuar kenaqesine seksuale, me misionin e vazhdimesise se jetes. Cdo mbivleresim i kenaqesive seksuale, vecanerisht atyre te panatyreshme e ne shkelje  te normave morale te bulzes se shoqerise, familjes, eshte qesharake ta quash "modernizem" pasi de fakto eshte nje rikthim ne primitivitetin e njeriut te kopese.E quaj nje mendesi teper primitive qe ne fene myslimane, vazhdohet te quhen "te ligjeshme, martesat poligamike. Ka qene ndoshta nje zgjidhje kjo per periudha lufterash te pergjakeshme, ku vriteshin miliona meshkuj, e kishte "superprodhim" femrash qe pa u martuar , do te  bllokonin riperterirjen e njerezve. Bota "e krishtere" e zgjidhi ndryshe kete problem, duke legalizuar prostitucionin. Pamvaresisht se poligamia mund te kete nje shkak, , pakesimin e meshkujve, , ne parimin e se drejtes humane te barazive gjinore duke e kthyer femren si prone, eshte, eshte nje qendrim i denueshem. Por a e zgjidhi thua problemin emungeses se riprodhimit njerezor, legalizimi i prostitucionit e me keq akoma legalizimi i mertesave homoseksuale ?