• |
ide | kryesore

Dhjetë fakte që mund të mos i dini për Hitlerin

Arkiva, Planet
hitler_1470245617-9672213.jpg



Më 2 gusht të vitit 1934 Adolf Hitler u bë udhëheqësi i Gjermanisë, duke krijuar diktaturën më të keqe të historisë. Për figurën dhe propagandën e tij të zezë thuajse është thënë gjithçka. Por ka ende disa aspekte jo shumë të njohura rreth jetës së tij.
1 – Mustaqet? Në modë
 
Mustaqe katrore dhe flokët e lëpira anash. Ishin këto detajet identifikues të pamjes së Adolf Hitlerit. Por ky stil në fakt nuk ishte një zgjedhje personale. Që i ri ai i mbante mustaqet e gjata. Kur u bashkua me ushtrinë (gjatë Luftës së Parë Botërore) u detyruara t’i priste. Por pas ushtrisë u kthye sërish në origjinë duke ndjekur modën e kohës.
 
2 – Paraardhësit e tij ishin hebrenj?
 
Ishte Hitleri një hebre? Çështja është e diskutueshme. Në të kaluarën supozohej se babai i Hitlerit, Alois, ishte djali i jashtëligjshëm i një vajze të quajtur Maria Schickelgruber dhe një hebreu. Për të vërtetuar këtë paradoks historik është një studim i fundit belg që shqyrtoi ADN-në në mostrat e pështymës së 39 të afërmve të diktatorit. Studimi, në fakt, nuk tregoi se Hitleri ishte hebre, por konfirmoi, nëse është akoma nevoja se miti i racës ariane ishte totalisht pa asnjë bazë.
 
3 – Një tren special (në fakt dy )
 
Duke qenë se ishte i apasionuar pas makinave, Hitleri u detyrua shpejt të angazhohej me transportin me tren. Ai kërkonte ndërtimin e një treni të shpejtë dhe të sigurtë. Në fund të viteve ‘30 ai ngriti Fuhrersonderzug një tren të veçantë. Në fakt trenat e diktatorit ishin dy, i pari u përdor në kohë paqeje dhe i dyti në kohë lufte. Ata ishin të blinduar dhe luksozë.
 
4 –  Misteri i testikujve
 
Hitleri kishte vetëm një testikul? Sipas këngëve që këndonin ushtarët britanikë në Luftën e Dytë Botërore, padyshim që po. Por këtë e ka thënë edhe një mjek ushtarak që trajtoi Adolf Hitlerin kur ishte i ri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Thuhet se ai u dëmtua në testikuj nga një predhë gjatë betejës së Somne në Francë (Lufta e Parë Botërore), por historiani britanik Thomas Weber, i bazuar në dokumente të pabotuara, dyshon se Hitleri ishte në vijën e frontit në atë betejë.
 
5 – Një kukull për ushtarët
 
Duke mos duruar dot idenë që ushtarët e tij në Francë të përzienin gjakun e tyre me prostitutae vendase, në vitin 1941, Hitler  planifikoi prodhimin e një kukulle të veçantë që do të përmbushte dëshirat e ushtarëve të tij. Ajo ishte flokëverdhë dhe sy blu, 176 cm e gjatë, me gjinj të mëdhenj. Pra, një grua e përsosur ariane.
 
6 – Admirues i seksit ekstrem
 
Pornografia dhe sadomazokizmi ishin në bazën e fantazive seksuale të Hitlerit. Të paktën kështu tregon mbesa Geli Raubal, që vrau veten në vitin 1931 pas një lidhjeje me xhaxhain. Ajo rrëfeu se xhaxha Adolfi e detyronte të pozonte nudo në pozicione të pahijshme, dhe më pas e gjuante në trupin e zbuluar me kamxhik. Disa mjekë më vonë kanë dëshmuar se diktatori injektonte testosterone për të rritur fertilitetin.
 
7 – Adhurues i King Kong
 
Përveç pikturës, Hitleri vlerësonte dhe artin e filmit. Ai posedonte dhoma të shumta private, ku kishte shpesh të ftuar për të parë filma. Aktorja e tij e preferuar ishte Greta Garbo, ndërsa aktori që urrente më shumë ishte Charlie Chaplin, i cili në vitin 1940 ironizoi diktatorin në një film komik.
 
8 – Syze? Jo faleminderit
 
Hitleri nuk kishte atë që quhet “sy shqiponjë”, por as me syze nuk dëshironte të lexonte. Për këtë ai ndërtoi një makinë shkrimi të veçantë me të cilën deshifronte çdo dokument të rezervuar për të. Për të syzet ishin një shenjë dobësie.
 
9 – Fanatik i ëmbëlsirave
 
Për shkak të dietave të shumta, ku atij i privohej alkooli dhe mishi, vetëm diçkaje ai kurrë nuk i thoshte jo: ëmbëlsirave. Ai kishte një pasion të vërtetë për çokollatat dhe kremin. Por ky pasion i solli problem të dukshëm në dhëmbët e tij. Diktatori i patrembur Adolf Hitler sillej si një fëmijë përpara dentistit të besuar, Johannes Blaschke, transmeton Shqip. “E bënte të vdiste vetëm ideja e uljes në karrigen, imagjinoni më tej”, ka rrëfyer dentisti i tij.
 
10 – Një talent, por për publicitet
 
Në shkollë, Hitleri ishte një “gomar” i vërtetë, madje dhe shkrimet e tij ishin të mbushura me gabime gramatikore. Sa për karrierën e tij në pikturë eci në fushën e publicitetit. Në Vjenë ai pikturonte postera për të reklamuar produkte të llojeve të ndryshme. Sipas disa historianëve, Hitleri i përsosi njohuritë e ligjeve të komunikimit, që iu bënë më pas të dobishme gjatë marrjes së pushtetit, kur “produkti” që i duhej reklamim ishte nazizmi.