• |
ide | kryesore

Pronari i Leicester Cityt shpërblen futbollistët me nga një super veturë (Foto)

I pakategorizuar
leicester-1-780x439.jpg



Pronari i klubit të Leicester Cityt, Vichai Srivaddhanaprabha ka shpërblyer me nga një super veturë futbollistët e tij, pas fitimit të titullit në Ligën Premier.
 
Në fillim u fol se pronarët tajlandez të Leicester Cityt i kanë blerë lojtarëve nga një makinë elektrike Mercedes Benz B-Class, por në vend të kësaj, iu kanë blerë nga një super makinë të re BMW i8s.
 
“Këto janë dhuratat që iu janë premtuar lojtarëve për triumfin e sezonit të kaluar. Pamje e pabesueshme!”, shkruhet në një njoftim të faqes së ‘Dhelprave’.
 
 
Një makinë e tillë besohet se kushton me një çmim prej 104.540 funte, ku të gjitha këto do t’i kushtojnë shefit të Leicesterit gati 2 milionë euro.
 
BMW i8 kombinon një motor elektrik me një motor benzine prej 1.5-litër, teksa arrin shpejtësi 62mph në 4,4 sekonda dhe shpejtësia maksimale është e kufizuar në 155mph. 
bmw i8