Nga Artan Fuga.
Mos kemi hyre ne fazen robinhudiane te tranzicionit?
Me gjithe keto vjedhje, thyerje bankash, rrembime parash, mos kemi hyre ne nje faze rishperndarjeje pasurie, ku vjedhesit ne menyre inkoshiente e justifikojne veten si robinhuda, si mandrina, si zhakeri, si artura, pra si njerez qe vene ne vend drejtesine, duke shpronesuar nje pasurim te padrejte dhe e rishperndare pasurine ne duar te varferish ?
Ne Ballkan “hajduki” historikisht kane qene komita qe bashkojne grabitje dhe revolte njeheresh.
Po qe se kemi hyre ne kete cikel, pra te vjedhjet e pasurise te popullit nga populli si ne fabrika e kooperativa ne vitet ’80, na ka marre dreqi fare sepse ne ate pike mes vjedhesit dhe heroit popullor nuk ka me dallime ne syte e opinionit.
Mos valle korrupsioni i pandeshkuar nga lart ka si plotesim grabitjen e bankave dhe bankomateve, pikave te shitjes, nga hajdute popullore?
Nuk e di. Nuk e di. Hipoteze studimi e kam ne fushen e sociologjise te krimit.
Mos ma merrni per keq! Por edhe po qe se e merrni, as me prishet qejfi fare…
Apo i fusim nje mendje te lehte propagandistike duke thene : E mo, edhe ne Melburn ka vjedhje!