• |
ide | kryesore

Ferrari dhe petale lulesh/ Kështu varroset një mafioz në Romë (FOTO)

Arkiva, Planet
cam1.jpg



Mbi 300 persona kanë marrë pjesë në varrimin e sotëm të Nicandro Casamonica, 27-vjeçarin e vrarë më 7 gusht teksa përpiqej t’i vinte zjarrin banesës së një të afërmi të tij për të vënë në vend nderin e familjes së tij pasi e motra Concetta kishte marrë arratinë e dashurisë me një kushëri të martuar.

Ceremonia, e kryer me ritin evangjelik, u krye në banesën e familjes Casamonica, në rrugën Francesco Di Benedetto, në zonën e Romaninës, në Romë. Në momentin kur arkivoli u largua nga banesa për të shkuar në varrezat e Ciampinos, nga kati i dytë i vilës tre-katëshe, u hodhën petale lulesh të bardha.

Trupit të të ndjerit iu bë “homazh” edhe nga zhurma e gazit që mbërrinte nga një Ferrari e zezë, që i përkiste Nicandro Casamonica-s, e parkuar jashtë banesës. Pikërisht një vit më parë, më 22 gusht, kishte bërë shumë bujë varrimi spektakolar, me helikopterë dhe karroca me kuaj, i Vittorio Casamonicas, një prej krerëve të familjes. /mapo/