• |
ide | kryesore

I paralizuari arrin të ecë dhe …nuk është thjesht një titull për sensacion (VIDEO)

Arkiva, Planet
1-121-780x439.jpg



Në një arritje unike të shkencës, pacientë të paralizuar për shkak të dëmtimeve të rënda në shtyllën kurrizore, kanë rifituar aftësinë për të lëvizur këmbët, pasi prej 3 vitesh u stërvitën me ekzoskeletin e lidhur me trurin, por jo vetëm kaq. Njëri prej tyre ka rifituar aftësinë për të ecur me ndihmën e dy patericave.

Shkencëtarët e zhvilluan projektin e tyre “Walk Again” (të ecësh sërish) 3 vite më parë. Me bazë në Sao Paulo të Brazilit, ata shpresonin që t’i jepnin mundësinë paraplegjikëve të lëviznin, falë ekzoskeletit që kontrollohet nëpërmjet mendimeve.

Ata u suprizuan pamasë kur zbuluan se gjatë stërvitjes, të gjithë pacientët rinisën të zhvillonin ndjesinë e prekjes dhe lëvizjes.

Më herët mendohej se nervat në shtyllën kurrizore të 7 prej pacientëve, ishin dëmtuar tërësisht.

Por, shkencëtarët tashmë besojnë se një pjesë e vogël e nervave shpëtuan dhe pikërisht këto nerva janë ‘ringjallur’ nga trajnimi, duke riaktivizuar qarqet në tru.

Janë 8 pacientë, të cilët më parë konsideroheshin totalisht të paralizuar dhe që tashmë konsiderohen si “pjesërisht të paralizuar”, transmeton tvklan. Shkencëtarët thonë se progresi i tyre nuk ka përfunduar ende. Rezultatet kanë befasuar ekspertët dhe tashmë shpresat për të ndihmuar paraplegjikët janë të mëdha.