• |
ide | kryesore

Sidni Hoxha i pari në baterinë e tij, por eliminohet nga “Rio 2016”

I pakategorizuar
sin.jpg



Sidni Hoxha eliminohet në garën e 50 m stil i lirë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Notari zuri vendin e parë në baterinë e parë me kohën 22 sekonda e 80 të qindtat, por kjo nuk mjaftoi që ai të kualifikohej në gjysmëfinale.

Në garën e 50 m stil i lirë për meshkuj ishin gjithsej 11 bateri. Në baterinë e pestë garoi edhe notari nga Kosova Lum Zhaveli, i cili shënoi kohën 24.53. Në klasifikimin e përgjithshëm, Sidni Hoxha u rendit në vendin e 41, ndërsa notari nga Kosova në vendin e 57.

Më herët, trajneri i tij Shpëtim Hoxha hodhi akuza të forta ndaj Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për papërgjegjshmëri dhe neglizhencë. Hoxha tha se notari nuk u përfshi në garën e 100 m stil i lirë më datën 9 gusht për faktin se përfaqësues të KOKSH-it nuk u paraqitën për regjistrimin e emrit të tij.

Një tjetër denoncim i bërë nga trajneri Hoxha ishte dhe gabimin që sipas tij është bërë me kohën e Sidnit nga 22.93, në 29.93.