• |
ide | kryesore

Luiza Gega eliminohet nga “Rio 2016”

I pakategorizuar
1471095620gega.jpg



Luiza Gega nuk u paraqit mirë në baterinë e dytë të garës së 3000 metrave me pengesa. Atletja jonë e përfundoi garën me kohën 9 minuta, 58 sekonda e 49 të qindtat, shumë prapa fitueses së baterisë, Beatrice Chepkoech e Kenias (9:17:55).

27-vjeçarja, e fundit nga shqiptarët në këtë Olimpiadë, kishte bërë të ditur nëpërmjet Facebook-ut se nuk ishte në formën e saj optimale për shkak të një dëmtimi në tendinë.

Gega është atletja më e suksesshme shqiptare në këto vitet e fundit, pasi pak kohë më parë ajo u shpall nënkampione Europe në këtë disiplinë.