Atletja shqiptare Luiza Gega ka rrëfyer zhgënjimin e saj për garën e humbur në Rio 2016. Në një status në Facebook ajo ka treguar se kishte dhimbje të madhe kur kalonte pengesat, sidomos atë të ujit. Ajo thotë se do të marrë një kohë të gjatë pushim për t’u riaftësuar.
“E di qe ndoshta dhe shume prej jush jan zhgenjyer, por me besoni kisha dhimbje shume te madhe kur kaloja pengesat sidomos ate te ujit, saqe nuk mbaja dot veten time me kemben e vrare dhe fillova te bieja me te dyja kembet, thjesht luftova vetem per mos te lene garen sepse se kam lene kurr gjer me sot dhe sido qe te jem ska per te ndodh kurre. Gjithsesi njerezit qe e kuptojne sportin e dine se per cfar flas. Per fat te keq duhet ti mbyll ketu garat per kete vit apo duhet ti jap kohe kembes te rikuperohet, sigurisht per tu kthyer me objektiva tjera. Jam e rrethuar nga njerez qe me mbeshtesin shume dhe kjo me ben shume te lumtur. Ndoshta kete vit e mbylla vetem si Nen Kampione Europe, por aktivitete te tjera me presin. Shume Faleminderit te gjithve” – e mbyll Gega.