• |
ide | kryesore

“Jashtë dashnoret nga administrata”

Arkiva, Blog
artan-fuga-INFOCIP1-1.jpg



Nga Artan Fuga

Ja unë shoh qe neper ministri ka borde e komisione qe formohen me perfaqesues te interesave private. Qytetarin e thjeshte as te pragu i deres nuk e pranojne. Vjen arome te keqe, djerse. I palare dhe i veshur me tuta nga Gabi.

Kane te drejte moreeeeee !

Privati e ka zene per fyti shtetin dhe pastaj me ane te shtetit ky lloj privati me rrenje e zgjatime thjesht politike, si maske e politikanit zengjin qe zoteron gjithcka, me pashaporta shqiptare ne xhep, a edhe me pashaporta te huaja, ze per fyti private te tjere.

Sa dime nga keta! Plot.

Kjo eshte “konkurrenca” sot te ne kudo.

Me çomangen e shtetit gjuaji konkurrentit që shet përballë dhe që është militant i partisë tjetër.

Zbulim shqiptar që as Adam Smithi nuk e ka bërë, le më Marks-çifutit që as mendja nuk i ka vajtuar atje. Rendimenti i inivestimitr kapital të sipërmarrjes rritet me anë të bursës politike, vlerës të kapitalit politik, dhe të dorovitjes financiare për partitë politike, dhuratave miqësore për politikanë që kanë në dorë emërime.

Mund të shkruhet një “Kapital” i dytë mbi këtë. Përvojë e madhe që ne i japim gjithë botës. Nuk mungojne edhe drejtoruce gjithashtu qe jane pinjolle debile te privateve gjithandej. Pale te pyesesh se ku punojne te afermit e shtetarve!

Hajde bejme nje studim ne sociologjine e burokracise qe une e njoh mire dhe kam per te treguar lemerira qe ju siguroj se sado i njihni, nuk i imagjinoni dot se deri ku shkojne.

Pale me zyshat e shkollave cfare behet!

Prandaj therras:

Jashte privati me status te privilegjuar nga vendimmarrja ne administraten publike! Postet publike thone mileti merren vetem nese plotesohen keto kritere kryesore :

Seks.

Para.

Miqesi.

Klientelizem elektoral.

Klanizem krahinor.

Lidhje familjare.

Pa keto kritere nuk ka lindur akoma ndonje bir …nene te punesohet dot ne administrate. Vetëm një pakicë ende u shpëton këtyre kritereve, por që jeton me frikë në zemër nga pushimi prej pune si dikur ish financierët e mbretërisë kur komunizmi mori pushtetin. Kush kundershton, le te financoje nje studim ekspertize dhe do ta shohi sesi puna ne shtet eshte thjesht rishperndarje privilegjesh mes te privilegjuarve.

Por Shteti nuk eshte i mamit, babit, ortakut, cunit, tezes.

Apo i dashnoreve.

Jashtë dashnoret, dashnorët, dhe të afërmit e tjerë të të fortëve nga administrata, punësuar për merita të veçanta !

Administrrata duhet të jetë e qytetareve pa dallim.

Administrata duhet ta mbroje madje fort interesin privat, por jo duke vendosur ne vendimmarrje individe me konflikt interesi.

Ne kvta konflikt interesi,

ne bordin e bankes konflikt interesi për shkak të privatëve,

zyra kabinetesh ministrash përsëri përfaqësues të fshehtë privatësh,

ne keshillin e librit konflikt interesi,

ne komisionin e reformes te kerkimit shkencor konflikt interesi,

ne ministrira konflikt interesi,

ne keshillin e trashegimise kulturore konflikt interesi,

ne keshillin drejtues te rtvsh konflikt interesi,

kudo drejtojne ne shtet e agjenci publike interesa private qe godasin shtetin, qytetarin dhe private te tjere ne punen e tyre te ndershme.

Apo jo?

Keshtu nuk behet shtet. Sepse ka anesi.

Nëpunësit miltantë politikë kanë privatizuar zyrat! Na rropën të gjallë!

Shteti duhet te ndjeki logjike tjeter.



7 Comments

  1. Shume faleminderit i ndruari

    Shume faleminderit i ndruari Profesor, jane ekzakt keshtu si i thoni  dhe i shkruani ju, fakte rreqethese qe po ndodhin ne vendin tone qe kur ja ka behur rilindja e qelbesirave komuniste.,

  2. I nderuar, nuk do te mirrem

    I nderuar, nuk do te mirrem me elegancen qe mungon ne shkrim dhe, me duket sikur eshte shkruajtur ne nje thes cimentoje me laps muratori,.. po do mirrem me substancen…Shoqeria shqiptare ka humbur standartet, po shoqeria shqiptare jo qe nuk konfrontohet frontalisht po ka humbur dhe interpretimin moral nga intelektualet. Intelektualet jetojne ne nje habitat kenete ku nuk kendojne se bashku po ku lehin te gjithe per hesap te dreqit e bejne qoka po jo per principe e moral. Intelektualet e vertet duhet te behen bashke dhe ti dalin per zot popullit kur shtetit i mungon logjika. Shqiperine e ka pllakosur kriza ne te gjitha ceshtjet e te gjitha skandalet ndjekin njera tjetren dhe ne po e pranojme si fatkeqesi dhe kjo eshte fatalitet. “Qytetarin e thjeshte as te pragu i deres nuk e pranojne. Vjen arome te keqe, djerse. I palare dhe i veshur me tuta nga Gabi.“ Sado sarkazem ka nje arsyetim cinik brenda dhe nje ndergjegje genjeshtare qe po jeton kohen duke kritikuar, ku intelektuali jo vetem duhet te pozicionohet po duhet te konfrontohet qe te triumfoje kultura e vertete. Kemi dy kultura, dy modele. Modelin e gangstereve pushtetare dhe modelin e intelektualit. Ka fituar modeli gangsterit pushtetar, se modeli i intelektualit eshte i zbythur dhe i pa pozicionuar ne nje vlere morale qytetare, eshte kastruar, i kontrolluar, percare, frikesuar dhe jo solid. Nuk kemi trashguar kulture debati, nuk kemi trashguar kulture konflikti, po kemi trashguar vetem dhune e diktat po po te jetojme kohen duhet qe legjitimitetin ta kene specialistet ne shume fusha specifike dhe jo arroganca pushtetare qe nuk i pergjigjet kohes me arrogancen si model. “Shteti duhet te ndjeke logjike tjeter“ Po shteti ka 25 vjet qe nuk ndjek logjike tjeter! Cfar?…Kapitulluat ju intelektualet apo do te mblidheni ne nje klub apo insitut e te beni detyren morale si qytetare…Tjeter gje eshte pershkrimi si ilustrim dhe tjeter gje eshte konfrontimi frontal me fakte e metoda kreative komunikimi nga specialiste dhe metoda ligjore si akuze…

  3. Pseudofilozof, ose me mire te
    Pseudofilozof, ose me mire te themi mender filozof, per hir te se vertetes ky taraf apo nepotizem veri mbrapa sa te duash sinonime te tjera i ka rrenjet me thelle nga c’na i servir zoterote. Ato rrenje u zhvilluan dhe u ngjizen ne kohen kur Myqerem Fuga ishte nje “fillozof” si ty dhe shkollonte, specializonte (pas universitare), fejonte dhe divorconte kur dilnin nga skema e palo politiko-filozfike sa here i desh bytha, dhe sot jemi po ne qe denohemi te meremi me pordhet e tua.

  4. artikulli

    Ky ANONymonus ha gjithmone mut. Besoj eshte nje bajge P.D.iste

  5. Ai anonimous eshte vertet

    Ai anonimous eshte vertet bajge por te tilla vec rama ben,keshtu qe eshte bajge   rilindjjeje. Sa per  Shkrimin, e pergezoj edh enj e here profesorin, nje tablo shume e qarte e realitetit te dhimbshem ku jetojme.

  6. Ju vlora moterqiri dhe popull
    Ju vlora moterqiri dhe popull zagar a e dini sa nena e filozofit eshte kushurira e pare e Enver Hoxhes? Tani gjejeni vehten cfare bajgash jeni dhe cilin mut hani, te Sales, Edit, apo te….Enverit.

  7. ti s’je indinjuar keshtu per

    ti s'je indinjuar keshtu per edi ramen,ore  kellire, qe eshte i biri i atij qe ka firmosur varjene dy te rinjve en litar…e ke kryeminister, ,ke djalin e  kriminelit Hamid Beqja, e ke minister, ke djalin e  Sulejman Bushatit,komunistit dhe armikut te fjales se lire kriminelit te pandalshem te socializmit..e plot te tjere qe i ke sot ne rilindje. me thuaj,per ke je indinjuar  si me profesorin….te cilin e respektojme se po ben ate qe kemi nevoje,te preke ndjeshmerine dhe te na hape syte ,mos te mesohemi me  menderen ku na ka zhytur rama dhe gjithe rilindja….o anonymous pa pike burrerie…