• |
ide | kryesore

Dokumenti i rrallë/ Mohimi që Enver Hoxha i bënte Fan Nolit

Arkiva, Dossier
telegrani.jpg



Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument të rrallë që Enver Hoxha bënte për Fan Nolin. Lideri i revolucionit të vetëm komunist në Shqipëri u la mënjanë pas viteve 60 megjithëse vazhdonte të studiohej në shkolla. Kjo për shkak se regjimi i Enver Hoxhës ishte “ftohur” me Nolin për shkak të qëndrimeve të tij të fundit. Noli ishte afruar me Konicën ndërsa ishte pajtuar edhe me Zogun, dy armiqtë e tij më të mëdhenj politikë.

Më 8.1.1961 i kërkohet leja Enver Hoxhës që me rastin e 80 vjetorit të lindjes, t'i bëhej një telegram urimi Fan Nolit. Hoxha nuk pranon, sepse sipas tij, Noli nuk shprehej në favor të regjimit komunist.

“Jo. Asgjë mos i bëhet pse nuk qendron në favorin e R.P. të Shqiprisë”- shkruante Hoxha mbi dokument.  /lapsi.al/