• |
ide | kryesore

Slavoj Zizek: Bashkimi rreth Hilari Klintonit e saboton të majtën

Arkiva, Planet
téléchargement.jpg



Alfred Hitchcock njëherë ka thënë se filmi është i mirë për aq sa është i tillë personazhi i tij negativ. A do të thotë kjo që zgjedhjet e ardhshme amerikane do të jenë të mira pasi “djaloshi i keq” (Donald Trump) është pothuajse i keqi ideal? Po, por në një kuptim tejet problematik. Alfred Hitchcock njëherë ka thënë se filmi është i mirë për aq sa është i tillë personazhi i tij negativ. A do të thotë kjo që zgjedhjet e ardhshme amerikane do të jenë të mira pasi “djaloshi i keq” (Donald Trump) është pothuajse i keqi ideal? Po, por në një kuptim tejet problematik. Për shumicën liberale, zgjedhjet e 2016 paraqesin një zgjedhje pothuajse të qartë: personazhi i Trumpit është një teprues qesharak, vulgar dhe shfrytëzues i paragjykimeve tona më të këqija raciste dhe seksiste, shovinist mashkullor me aq pak mirësjellje saqë shumë emra të mëdhenj republikanë po e braktisin. Me Trump si kandidat republikan vërtet do të kemi “zgjedhje që na bëjnë të ndjehemi mirë”. Përkundër të gjitha problemeve tona dhe grindjeve të vogla, kur ballafaqohemi me një rrezik real ne përbashkohemi në mbrojtje të vlerave tona themelore demokratike, siç bëri Franca pas sulmeve ndaj Charlie Hebdo në janar 2015. Mirëpo, ky konsensus i rehatshëm demokratik nuk është i shëndetshëm për politikën dhe të Majtën. Duhet ta bëjmë një hap prapa dhe ta kthejmë vështrimin drejt vetvetes: cila është tamam natyra e këtij uniteti gjithëpërfshirës demokratik? Të gjithë janë atypari: nga Wall Street tek përkrahësit e Bernie Sanders deri te ajo që ka mbetur nga Lëvizja Occupy; prej bizneseve të mëdha tek sindikatat, nga veteranët e ushtrisë deri te LGBT+, prej ekologjistëve të tmerruar me mohimin që Trump ia bën ngrohjes globale dhe feministëve të gëzuara me mundësinë e presidentes së parë grua deri te figurat “e moderuara” të establishmentit republikan, të lemerisur me jokonsistencat e Trump dhe propozimet e tij “demagogjike” dhe të papërgjegjshme. Por, ç’është ajo që zhduket në këtë konglomerat gjithëpërfshirës? Pakënaqësia popullore e cila e lindi Trump-in gjithashtu e lindi edhe Sanders-in. Dhe ndonëse që të dy janë shprehje e pakënaqësisë së gjerë sociale dhe politike, ata e bëjnë këtë në anë të kundërta – njëri me populizëm djathtist, ndërsa tjetri me thirrje majtiste për drejtësi. Dhe këtu fle lepuri: thirrja majtiste për drejtësi ka prirje të kombinohet me betejat për të drejtat e grave dhe homoseksualëve, për multikulturalizëm dhe kundër diskriminimit, përfshirë racizmin. Qëllimi strategjik i konsensusit për Clinton është që t’i shkëpusë të gjitha këto beteja nga thirrja majtiste për drejtësi. Kjo është arsyeja pse simbol i gjallë i këtij konsensusi është Tim Cook, CEO i Apple, i cili me krenari e nënshkroi peticionin pro-LGBT dhe prej tash lehtësisht mund t’i harrojë qindra mijëra punëtorët kinezë në Foxconn që i montojnë produktet e Apple në kushte skllavëruese. Ai e ka bërë gjestin e tij të madh të solidaritetit me të paprivilegjuarit dhe ka kërkuar zhdukjen e segregacionit gjinor. Qëndrimi i njëjtë është paraqitur në formë ekstreme nga gruaja e parë që u bë Sekretare e Shtetit, Madeleine Albright, përkrahëse e madhe e Clinton, e cila kishte shërbyer në administratën e burrit të saj nga 1997 deri 2001. Në emisionin 60 Minutes, në CBS (12 maj 1996), gazetari e kishte pyetur Albright për sulmet me raketa ajrore të atij viti ndaj Irakut, të njohura si Operacioni Goditja e Shkretëtirës (Operation Desert Strike): “Kemi dëgjuar se kanë vdekur gjysmë milion fëmijë. Ky numër është më i madh sesa ai i fëmijëve të vdekur në Hiroshima. A ia vlen?”. Albright ishte përgjigjur qetësisht: “Mendoj se është një zgjedhje shumë e vështirë, mirëpo sa i përket çmimit – mendojmë se çmimi ia vlen”. Le t’i injorojmë të gjitha pyetjet që dalin prej kësaj përgjigjeje dhe të fokusohemi në një aspekt. A mund ta parafytyrojmë katrahurën e cila do të krijohej nëse përgjigjen e njëjtë do ta jepte Vladimir Putin, apo presidenti kinez Xi? A nuk do të denoncoheshin ata menjëherë në mediat perëndimore si barbarë të ftohtë dhe të pamëshirshëm? Duke bërë fushatë për Hillary, Albright ka thënë: “Ekziston një vend i posaçëm në ferr për gratë të cilat nuk e ndihmojnë njëra – tjetrën!”. (Që do të thotë: për ato gra që e votojnë Sanders e jo Clinton). Mbase duhet ta përmirësojmë këtë deklaratë: Ekziston një vend i posaçëm në ferr për gratë (dhe burrat) që mendojnë se gjysmë milion fëmijë të vdekur janë çmim i pranueshëm për intervenimin ushtarak i cili e shkatërron një shtet, ndërkohë që në shtëpi i përkrahin me plot zemër të drejtat e grave dhe homoseksualëve. Trump nuk është uji i ndytë që duhet të gjuhet për ta mbajtur të sigurt foshnjën e shëndoshë të demokracisë amerikane. Ai është vetë foshnja e ndytë që duhet të gjuhet në mënyrë që ta ndriçojë natyrën e zorshme të konsensusit për Hillary. Porosia e këtij konsensusi për majtistët është: ju mund t’i fitoni të gjitha, ne vetëm duam t’i mbajmë esencialen – funksionimin e pangarkuar të kapitalit global. Sllogani i Presidentit Obama “Yes, we can!” (Po, ne mundemi!) tash fiton kuptim të ri: po, ne mund të lëshojmë pe ndaj të gjitha kërkesave tuaja kulturore pa e rrezikuar ekonominë e tregut global – prandaj, s’ka nevojë për masa radikale ekonomike. Ose, siç më ka thënë gjatë një bisede private Todd McGowan, profesor i teorisë dhe historisë së filmit në Universitetin e Vermontit: “Konsensusi i ‘njerëzve që mendojnë në mënyrë të duhur’ për kundërshtimin e Trump-it është frikësues. Duket sikur teprimi i tij hap rrugë për lindjen e konsensusit real global kapitalist i cili e përgëzon vetveten për sensin e të qenit të hapur”. Çfarë të thuhet për të gjorin Bernie Sanders? Fatkeqësisht, Trump e kishte me të drejtë kur e krahasoi përkrahjen e tij për Hillary me përkrahjen që një partizan i Lëvizjes Occupy do t’ia bënte kompanisë Lehman Brothers. Sanders do të duhej të tërhiqej dhe ta ruante heshtjen dinjitoze ashtu që mungesa e tij të peshonte fuqishëm mbi festimet e Hillary, për të na përkujtuar çfarë është duke munguar dhe kësisoj ta mbante hapësirën të hapur për alternativa më radikale në të ardhmen. Për shumicën liberale, zgjedhjet e 2016 paraqesin një zgjedhje pothuajse të qartë: personazhi i Trumpit është një teprues qesharak, vulgar dhe shfrytëzues i paragjykimeve tona më të këqija raciste dhe seksiste, shovinist mashkullor me aq pak mirësjellje saqë shumë emra të mëdhenj republikanë po e braktisin. Me Trump si kandidat republikan vërtet do të kemi “zgjedhje që na bëjnë të ndjehemi mirë”. Përkundër të gjitha problemeve tona dhe grindjeve të vogla, kur ballafaqohemi me një rrezik real ne përbashkohemi në mbrojtje të vlerave tona themelore demokratike, siç bëri Franca pas sulmeve ndaj Charlie Hebdo në janar 2015. Mirëpo, ky konsensus i rehatshëm demokratik nuk është i shëndetshëm për politikën dhe të Majtën. Duhet ta bëjmë një hap prapa dhe ta kthejmë vështrimin drejt vetvetes: cila është tamam natyra e këtij uniteti gjithëpërfshirës demokratik? Të gjithë janë atypari: nga Wall Street tek përkrahësit e Bernie Sanders deri te ajo që ka mbetur nga Lëvizja Occupy; prej bizneseve të mëdha tek sindikatat, nga veteranët e ushtrisë deri te LGBT+, prej ekologjistëve të tmerruar me mohimin që Trump ia bën ngrohjes globale dhe feministëve të gëzuara me mundësinë e presidentes së parë grua deri te figurat “e moderuara” të establishmentit republikan, të lemerisur me jokonsistencat e Trump dhe propozimet e tij “demagogjike” dhe të papërgjegjshme. Por, ç’është ajo që zhduket në këtë konglomerat gjithëpërfshirës? Pakënaqësia popullore e cila e lindi Trump-in gjithashtu e lindi edhe Sanders-in. Dhe ndonëse që të dy janë shprehje e pakënaqësisë së gjerë sociale dhe politike, ata e bëjnë këtë në anë të kundërta – njëri me populizëm djathtist, ndërsa tjetri me thirrje majtiste për drejtësi. Dhe këtu fle lepuri: thirrja majtiste për drejtësi ka prirje të kombinohet me betejat për të drejtat e grave dhe homoseksualëve, për multikulturalizëm dhe kundër diskriminimit, përfshirë racizmin. Qëllimi strategjik i konsensusit për Clinton është që t’i shkëpusë të gjitha këto beteja nga thirrja majtiste për drejtësi. Kjo është arsyeja pse simbol i gjallë i këtij konsensusi është Tim Cook, CEO i Apple, i cili me krenari e nënshkroi peticionin pro-LGBT dhe prej tash lehtësisht mund t’i harrojë qindra mijëra punëtorët kinezë në Foxconn që i montojnë produktet e Apple në kushte skllavëruese. Ai e ka bërë gjestin e tij të madh të solidaritetit me të paprivilegjuarit dhe ka kërkuar zhdukjen e segregacionit gjinor. Qëndrimi i njëjtë është paraqitur në formë ekstreme nga gruaja e parë që u bë Sekretare e Shtetit, Madeleine Albright, përkrahëse e madhe e Clinton, e cila kishte shërbyer në administratën e burrit të saj nga 1997 deri 2001. Në emisionin 60 Minutes, në CBS (12 maj 1996), gazetari e kishte pyetur Albright për sulmet me raketa ajrore të atij viti ndaj Irakut, të njohura si Operacioni Goditja e Shkretëtirës (Operation Desert Strike): “Kemi dëgjuar se kanë vdekur gjysmë milion fëmijë. Ky numër është më i madh sesa ai i fëmijëve të vdekur në Hiroshima. A ia vlen?”. Albright ishte përgjigjur qetësisht: “Mendoj se është një zgjedhje shumë e vështirë, mirëpo sa i përket çmimit – mendojmë se çmimi ia vlen”. Le t’i injorojmë të gjitha pyetjet që dalin prej kësaj përgjigjeje dhe të fokusohemi në një aspekt. A mund ta parafytyrojmë katrahurën e cila do të krijohej nëse përgjigjen e njëjtë do ta jepte Vladimir Putin, apo presidenti kinez Xi? A nuk do të denoncoheshin ata menjëherë në mediat perëndimore si barbarë të ftohtë dhe të pamëshirshëm? Duke bërë fushatë për Hillary, Albright ka thënë: “Ekziston një vend i posaçëm në ferr për gratë të cilat nuk e ndihmojnë njëra – tjetrën!”. (Që do të thotë: për ato gra që e votojnë Sanders e jo Clinton). Mbase duhet ta përmirësojmë këtë deklaratë: Ekziston një vend i posaçëm në ferr për gratë (dhe burrat) që mendojnë se gjysmë milion fëmijë të vdekur janë çmim i pranueshëm për intervenimin ushtarak i cili e shkatërron një shtet, ndërkohë që në shtëpi i përkrahin me plot zemër të drejtat e grave dhe homoseksualëve. Trump nuk është uji i ndytë që duhet të gjuhet për ta mbajtur të sigurt foshnjën e shëndoshë të demokracisë amerikane. Ai është vetë foshnja e ndytë që duhet të gjuhet në mënyrë që ta ndriçojë natyrën e zorshme të konsensusit për Hillary. Porosia e këtij konsensusi për majtistët është: ju mund t’i fitoni të gjitha, ne vetëm duam t’i mbajmë esencialen – funksionimin e pangarkuar të kapitalit global. Sllogani i Presidentit Obama “Yes, we can!” (Po, ne mundemi!) tash fiton kuptim të ri: po, ne mund të lëshojmë pe ndaj të gjitha kërkesave tuaja kulturore pa e rrezikuar ekonominë e tregut global – prandaj, s’ka nevojë për masa radikale ekonomike. Ose, siç më ka thënë gjatë një bisede private Todd McGowan, profesor i teorisë dhe historisë së filmit në Universitetin e Vermontit: “Konsensusi i ‘njerëzve që mendojnë në mënyrë të duhur’ për kundërshtimin e Trump-it është frikësues. Duket sikur teprimi i tij hap rrugë për lindjen e konsensusit real global kapitalist i cili e përgëzon vetveten për sensin e të qenit të hapur”. Çfarë të thuhet për të gjorin Bernie Sanders? Fatkeqësisht, Trump e kishte me të drejtë kur e krahasoi përkrahjen e tij për Hillary me përkrahjen që një partizan i Lëvizjes Occupy do t’ia bënte kompanisë Lehman Brothers. Sanders do të duhej të tërhiqej dhe ta ruante heshtjen dinjitoze ashtu që mungesa e tij të peshonte fuqishëm mbi festimet e Hillary, për të na përkujtuar çfarë është duke munguar dhe kësisoj ta mbante hapësirën të hapur për alternativa më radikale në të ardhmen.