• |
ide | kryesore

BBC zbulon të dhëna të reja mbi dështimin e misioneve të diversantëve kundër Hoxhës (VIDEO)

Arkiva, Dossier
matjani1.jpg



"Kur CIA amerikane dhe MI6 britanike nisën operacionet e përbashkëta në fillim të viteve 1950 për të rrëzuar regjimin komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri, cdo përpjekje e tyre u mbyll si një katastrofë e vërtetë". Kështu e nis një speciale të saj rrjeti britanik BBC për operacionet në Shqipëri të cilat dështuan me sukses. "Në 4 vite rresht të gjitha programet e ndërmarra u zbuluan nga "Sigurimi" i njohur si Shërbimi Sekret Shqiptar". Sipas BBC kanë qenë më shumë se 300 agjentë të vrarë në këto misione. Për shumë vite dështimi i është faturuar tradhëtisë së spiunit britanik Kim Philby që dërgonte informata te rusët. Por historiani britanik Steve Long i tha gazetarit të BBC, Dan Damon se ka gjetur të dhëna të reja që e vënë në dyshim këtë mendim të shumë historianëve. /lapsi.al/