• |
ide | kryesore

Fejese në shtëpinë Kokëdhima. Bora nuk është më single

Arkiva, Paparazzi
bora.jpg



Një fejesë në horizont në familjen Kokëdhima… Stilistja Bora Kokëdhima, vajza e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, ka vendosur të ndryshojë ditën e sotme statusin e saj.Bora publikoi në facebook se ishte “e fejuar” me anë të një statusi dhe pak minuta më vonë bëri me dije fansat e saj në instagram se po merrej me gjetjen e unazës së fejesës.“Pasi kam fejuar e martuar disa zonjusha këtë periudhë, më në fund po merrem me veten. Në kërkim të unazës…”- shkruan stilistja në instagram.

Deri më tani ajo nuk ka treguar se cili është fatlumi, megjithatë herë pas here e ka shprehur dashurinë për të nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.