• |
ide | kryesore

19 Gushti, Dita Botërore e Fotografisë. Të dhëna interesante mbi prejardhjen

Arkiva, Planet
Photo D.jpg



19 gushti është dita botërore e fotografisë. Ajo daton nga shpikja e Dagerrotipit (Daguerreotype), një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicéphore Niépce dhe Louis Daguerre në 1837. Më 9 janar 1839, Akademia Franeze e Shkencave njoftoi mbi procesin “daguerreotype”. Disa muaj më vonë, më 19 gusht, 1839, qeveria franceze bleu patentën dhe njoftoi shpikjen si një dhuratë “Të lirë për Botën”>

Duhet të theksohet se “daguerreotype” nuk ishte imazhi i parë fotografik. Në 1826, Nicéphore Niepce realizoi të parën fotografi të njohur si "pamje nga dritarja në Le Gras", duke përdorur një proces të quajtur Heliografi (Heliography).

19 gushti 1839 u zgjodh si data pas Ditës Botërore të Fotografisë bazuar në meritat historike e mëposhtme:

– Daguerreotype, si procesi i parë praktik fotografik

– Blerja dhe lëvrimi i patentës nga qeveria franceze. /Lapsi.al