• |
ide | kryesore

Armina Mevlani: Nuk kam qenë asnjëherë e varfër, Shkëlzeni

Arkiva, Paparazzi
armi.jpg



Armina Mevlani i është kthyer edhe një herë tjetër temës së pasurimit të saj. Nisur nga komentet e bëra ditët e fundit se modelja e ka gjithë famën prej bashkëjetesës me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha, Armina ka tentuar tu japë fund këtyre komenteve. 

“Ne kemi qenë një familje normale, prindërit e mi bënin punë të ndershme dhe kanë qenë të suksesshëm në sferat e tyre. Jeta ime ndryshoi në vitin që u shkëputa prej tyre dhe fillova punë në një revistë mode, pasi doja të isha e pavarur ekonomikisht. Po atë vit firmosa kontratën me “Birra Tirana”, e cila u vlerësua me një shumë të majme. Shkëlzeni erdhi në jetën time vite më pas dhe sigurisht që edhe ai, si partner, më mbështet çdo ditë në punën time”, – tregon Armina.

Ajo thotë se: “Të jesh e varfër nuk është antivlerë, megjithatë nuk kam qenë dhe nuk jam ndjerë kurrë e tillë.