• |
ide | kryesore

Metamorfoza e Donald Trump

Arkiva, Planet
trump-2-644x445-550x380.jpg



Me ndryshimin e shefit të fushatës elektorale, Paul Manafort, Donald Trump, ka ndryshuar rrënjësisht edhe kursin e tij politik.

Pasi kërkoi falje publike për deklaratat e mëparshme që mund të kenë lënduar amerikanët, kandidati republikan për president surprizoi jo pak, kur i’u drejtua afro-amerikanëve të cilëve u premtoi se do të zënë një vend të rëndësishëm në presidencën e tij, dhe se nuk do të jetojnë më në mjerim.

Miliarderi amerikan tha se nëse do të rikandidonte në 2020 për një mandat të dytë, do të merrte deri në 95% të votave nga afro-amerikanët, në sajë të politikave të tij. Një parashikim i guximshëm duke pasur parasysh se vetë presidenti Obama, mori 93% të votave nga elektorati me ngjyrë në vitin 2012.

Trump nuk la pa sulmuar as rivalen Clinton, kur tha se kjo e fundit do t’i mundësonte një vend pune më lehtë një emigrant, se sa një të riu me ngjyrë. Clinton nga ana e saj u përgjigj duke thënë se “injoranca e Trump është shqetësuese”.

Të premten shefi i fushatës së Donald Trump, Paul Manafort, dha dorëheqjen pas akuzave të ngritura se kishte përfituar 12.7 milionë dollarë nga partia pro-ruse e ish-presidentit ukrainas, Viktor Janukoviç. Vendin e tij e zuri Kelian Konuei një komentatore e njohur politike në SHBA dhe eksperte sondazhesh./klan