• |
ide | kryesore

Rama i jep lamtumirën Jugut pas një nate te Folia

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Foton e familjes me pamje nga deti, Edi Rama e publikoi fiks në datën zyrtare të përfundimit të pushimeve të tij në vilën qeveritare në Dhërmi. Por natën e fundit të dy javëshit, kryeministri zgjodhi ta kalonte në një prej vendeve më luksozë në zonën e Jugut. Së bashku me Lindën, Edi Rama preferoi të darkojë në restorantin e Folie Marine. Siç shihet në fotot e siguruara nga faqja e Olti Currit në facebook, kryeministri ishte ulur në një tavolinë të veçuar, në një ambient romantik, larg syve kuriozë që ndoshta do ta shqetësonin në ditën e tij të fundit të pushimit. Burime thanë për lapsi.al se në tavolinën e Ramës u shtruan disa pjata nga menuja e veçantë e këtij restoranti dhe natyrisht verë! Megjithatë kthimi për në Tiranë mësohet të ketë qenë më spektakolari. Sipas burimeve të lapsi.al, kryeministri së bashku me Lindën dhe djalin e vogël, morën helikopterin për t’u rikthyer në “bazë”.

Dy javëshi i kryeministrit këtë mes Gushti në zonën e Jugut mori vëmendje të veçantë jo vetëm për takimin me ish-kryeministrin britanik Tony Blair brenda vilës në Dhërmi, por si asnjëherë më parë, Edi Rama “bombardoi” ndjekësit në facebook me foto të djalit dy-vjeçar Zaho nëpër poza.