• |
ide | kryesore

VIDEO/ Barcelona e pamëshirshme në hapje të La Liga, 6 gola për Betis

I pakategorizuar
14717173688159.jpg



Barcelona debuton me 6 gola në La Liga. Ndeshja e parë e kampionatit spanjoll mes Barcelonës dhe Betisit u mbyll mbrëmjen e së shtunës me rezultatin 6­2. Serinë e golave e nisi Turan në minutën e 6′ ndërsa Kastro barazhoi shifrat për miqtë në minutën e 21′ të lojës. Por Mesi (37′) dhe Suares (42′) thelluan rezultatin në 3­1 duke çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes për fundin e pjesës së parë. Barcelona dominoi lojën edhe në pjesën e dytë. Suares realizoi goli e tij të dytë në minutën e 56′, ndërsa Mesiu iu përgjigj një minutë më pas duke i çuar rezultatin në 5­1. Por uruguaiani nuk u ndal me kaq dhe shënoi golin e tij të tretë në minutën e 82′ duke përcaktuar edhe rezultatin final. Barcelona dhuroi spektakël jo vetëm me numrin e golave dhe paraqitja e saj e parë duket se është një mesazh i fortë edhe për rivalët në La Liga.