• |
ide | kryesore

Parodia e Metës me fotot e pushimeve

Arkiva, Paparazzi
meta-3.jpg



Ilir Meta ka gjetur rastin për të treguar me foto se është zhvendosur nga vila e tij në gjirin e Lalzit (për të cilën dikur Gazeta Express në Kosovë i vuri titullin Sheiku i Skraparit) drejt plazheve të jugut në Jal. Por ajo që bie në sy është një manipulim i vogël. Ndërkohë që kur zbarkon në Jug, Meta qëndron në hotelin Solej, një nga më luksozët e rivierës shqiptare, ai në foto duket në pjesën popullore të plazhit masiv të Lalzit. 

Të njëjtin truk Meta përdori edhe kur publikoi foto duke pushuar mes pushuezve të zakonshëm në Shëngjin (foto poshte).

Mesazhi është i qartë: Sheiku i Skraparit tani është thjeshtëzuar, plazhon gju më gju me popullin.