• |
ide | kryesore

“Mbreti im është në shëndet të plotë”, vajza e Koço Kokëdhimës reagon për gjendjen e të atit

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Për Bora Kokëdhimën, vajzën e ish-deputetit socialist të Vlorës, i ati i saj nuk është as Pashà, as Administrator i Jugut, as Komisar, siç jemi mësuar shpesh ta etiketojnë për shkak të funksioneve të tij partiake. Por, stilstja e njohur e ka ngritur babain në një tjetër piedestal: “Mbreti im eshte ne shendet te plote!! Faleminderit te gjithe miqve e dashamiresve per preokupimin dhe telefonatat e shumta!! Nuk kam asnje mesazh per armiqte e dallaverxhinjte”, shkruan Bora Kokëdhima në një reagim, në përgjigje të lajmeve të botuara rreth shtrimit të Koços në spital.