• |
ide | kryesore

“Netë pa gjumë” për mbështetësit e Gylenit në Europë

Arkiva, Planet
Islamic-preacher-Fethulla-012.jpg



Shkollat e lëvizjes së frymëzuar nga Gylen dhe qendrat kulturore shprehen se janë kërcënuar pas akuzave të Ankarasë, të cilat fajësonin klierikun turk në mërgimin për organizimin e tentativës së grushtit të shtetit.

Nga Maia De La Baume dhe Giulia Paravicini

Masat e ashpra të Turisë ndaj mbështetësve të Fethullah Gylenit, klerikut mysliman të akuzuar nga Ankaraja për organizimin e tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut, janë ndier dhe nga diaspora turke në të gjithë Evropën.

Turqit që jetojnë në Gjermani, Belgjikë, Holandë, Francë dhe Zvicër, të cilët kanë lidhje me lëvizjen e frymësuar nga Gylen thonë se janë duke kërcënuar dhe ndihen të frikësuar.

“Shumë prej nesh janë kërcënuar me vdekje”, shprehet Erxhan Karakojun, drejtori i “Fondacionit për Dialog dhe Arsim” me qendër në Berlin, një nga “think-tank” kryesorë të lëvizjes së Gylen në Rueopë. “Kam denoncuar në polici 6 kërcënime me vdekje dhe njoh shumë njerëz të tjerë që kanë bërë të njëjtën gjë. Jam në kontakte të vazhdueshme me policinë”.

Një kërcënim i ngjashëm, i raportuar nga mbështetësit e lëvizjes Gylen në Europë, është dhe ai i Ozan Xhejhun, një ish-eurodeputet gjermane me origjine turke, i cili pas tentativës së grushtit të shtetit në Turqi shkroi në rrjetin social Twitter se “gylenistët në Gjermani nuk duhet të jenë të qetë. Ua kemi borxh dëshmorëve tanë”.

I kontaktuar nga “Politico”, Xhejhun refuzoi të komentojë komentet e tij në rrjetin social twitter, por ai tha se prej shumë kohësh besonte që “lëvizja Gylen është një organizatë terroriste e rrezikshme dhe mizantrope”. Kjo është dhe pikëpamja e Presidentit, Rexhep Tajjip Erdogan: Dikur aleatë, atë më pas u bënë armiq dhe në vitin 2013 Erdogan akuzoi Gylenin se ka fabrikuar një megaskandal korrupsioni që kishte në shënjestër zyrtarët e PArtisë për Drejtësi dhe Zhvillim të presidentit (AKP).

Kleriku 75-vjeçar mysliman që nga viti 199 jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, ky fakt nuk e pengoi aspak Erdoganin që të akuzonte Gylenin se ai qëndron pas përpjekjeve për të rrezuar qeverinë e tij muajin e kaluar. Masat e ashpra që pasuan tentitivën e grushtit të shtetit, përfshijnë arrestimin e mijëra personave, përfshirë shumë përkrahës të Gylenit dhe Ankaraja i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara ekstradimin e klerikut.

Zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kallën, në një editorial për “Politico” të publikuar javën e kaluar, shkroi se disa oficerë të ushtrisë të përfshirë në tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut kanë “pranuar që kanë qenë anëtarë të kultit gulenist dhe kanë pranuar që kanë marrë urdhra nga eprorët e tyre në hierarkinë e Gylenistëve”.

Qendra kulturore, shkollat, shoqatat dhe dyqane të lidhura me lëvizjen “Hizmet” të Gylenit, kanë raportuar se janë ofenduar në rrjetet sociale, kanë marrë kërcënime me vdekje, u janë grabitur e makinat dhe ndaj ambienteve të këtyre institucioneve është qëlluar me gurë. Ka pasur edhe

thirrje për të bojkotuar dyqanet në pronësi të turqve gylenistë, dhe disa prindër kanë tërhequr fëmijët e tyre nga shkolla të drejtuara nga lëvizja Gylen.

“Prindërit kanë larguar fëmijët e tyre nga shkollat tona”, tha Karakojun. “Një arsye është se në qoftë se ata kanë një biznes në Turqi, ata janë të frikësuar se diçka mund të ndodhë me biznesin e tyre atje, dhe një tjetër arsye është se ata duan të tregojnë besnikëri ndaj Erdoganit dhe nuk duan të mbështesin më shkollat”.

Disa ditë pas tentativës së grushtit të shtetit, Karakojun tha se një shkollë në afërsi të qytetit gjerman të Shtutgartit ka kërkuar mbrojtjen e policisë, pasi raportohet se janë kërcënuar me jetë.

“Dhuna është zgjeruar në mënyrë fenomenale pas grushtit të shtetit” thotë Hyseyin Çakmak, zëdhënësi e “Fedactio”, një federatë e shoqatave turko-belge, shumë prej të cilave janë të frymëzuara nga shkolla e mendimit të Gylen. “Ne kemi qenë të detyruar që të bëjmë një denoncim në polici, pasi dhuna sa vjen dhe bëhet më e fortë”.

“Si guxojnë?”

Fundjavën e parë pas tentativës së grushtit të shtetit, sipas Çakmak dy burra qëlluan me gurë dritaret e shoqatës së tij në lagjen “Schaerbeek” të Brukselit. Të tjerë kanë shkruar parrulla fyese në ndërtesën e një zyre të shoqatës në “Ghent”. Ai tha gjithashtu se fjala “FETO”- një shkurtim për të ashtëquajturën “Shoqata Terroriste Pro-Fethullah”, – ishte shkruar në një makinë.

Çakmak tha se njerëzit të lidhur me lëvizjen “Hizmet” në Belgjikë kanë ndërtuar një blog për të raportuar kërcënimet, ndërsa “Fedactio” është ankuar në kabinetin e kryeministrit të Belgjikës, Charles Michel.

“Ne treguam atyre screenshot-et e fyerje”, tha Çakmak, i cili tensionet pas grushtit të shtetit i cilësoi si “konflikt turco-turke, të cilat nuk duhet të eksportohen asesi në Evropë”.

Grupi i këshilloi disa prej figurave të tyre të shquara që të shmangin udhëtimet e tyre për në Turqi gjatë pushimeve të verës, dhe u bëri thirrje anëtarëve të saj që të ishin në kontakt të vazhdueshëm me forcat e rendit.

Në Gjermani, sipas Karakojun kërcënimet kanë ardhur nga mbështetësit e qeverisë turke, veçanërisht degës gjermane të Unionit të Demokratëve Europianë Turq (UETD), një degë e AKP-së së Erdoganit. Karakojun tha Dursun Bas, kreu i UETD në rajonin Hesse të Gjermanisë, iu është drejtuar dy anëtarëve të “Institutit për Dialog dhe Arsim” në rrjetin social Twitter, duke u thënë: Si mund të guxoni të dilni në rrugë? Nuk do të ketë vdekje të lehtë për ju”.

UETD refuzoi t’i përgjigjet kërkesës së “Politico” për të komentuar për këtë artikull.

Karakoyun thotë se ai druante se kërcënimet ndaj mbështetësve të Gylenit mund të përkeqësohen kur turqit që jetojnë në Evropë të kthehen nga pushimet e tyre në Turqi. Atje në atdhe, tha ai “ata kanë dëgjuar dhe kanë lexuar lajmet e medias turke për javë të tëra dhe ata do të sjellin propagandën turke në Gjermani. Kjo do të përshkallëzojë më shumë situatën”.

Turku kundër turkut

Me miliona pasues dhe shumë shkolla në 140 vende të botës, përfshirë dhe shkollat në të gjithë Evropën dhe Afrikën, Gylen kryeson një nga lëvizjet më të spikatura dhe me ndikim në botën islame. Grupi e përshkruan veten si një organizatë ombrellë jofitimprurëse – Hizmet e cila do të thotë “shërbim” – e cila promovon altruizmin dhe dialogun fetar dhe kulturor. Shumë përkrahës dhurojë një përqindje të vogël të të ardhurave të tyre për institucionet e lidhura me lëvizjen.

Hizmeti është zgjeruar në Evropë rreth 30 vite më parë, veçanërisht në Gjermani, e cila ka komunitetin më të madh të turqve në kontinent.

Nuk ka statistika zyrtare për numrin e mbështetësve të lëvizjes Gylen në Evropë. Karakojun thotë se në Gjermania jetojnë rreth 100 mijë mbështetës të Gylenit, me rreth 150 qendra arsimore, 30 shkolla dhe 12 qendra të dialogut, shumë prej tyre të financuara me anë të donacioneve.

Në Belgjikë, ekspertët dhe punonjësit socialë thonë se ka më pak se 10 shkolla të lëvizjes Gylen, kryesisht në Bruksel, Charleroi dhe Liège. Franca ka të paktën dy shkolla të lidhura me lëvizjen Gylen, një në Villeneuve-Saint-Georges afër Parisit dhe një tjetër në Strasburgut.

Qëllimi i deklaruar i lëvizjes është që të përqëndrohet në vështirësitë e komuniteteve myslimane, me integrimin e tyre në Evropë, dhe “të ndërmarrë iniciativa të dobishme për shoqërinë përmes edukimit dhe dialogut, si dhe zhvillimin e programeve socio-kulturore që promovojnë mirëkuptimin reciprok dhe bashkëjetesën”, shprehet Ekran Toguslu, koordinatori i qendrës “Fethullah Gylen” për studimet ndërkulturore në Universitetin e Leuven në Belgjikë.

“Brezi i ri, përfshirë edhe myslimanët dhe fëmijët e emigrantëve, duhet të drejtohen”, tha ai, duke shtuar se qendra “Gylen” është e fokusuar në gjetjen e zgjidhjeve ndaj radikalizmit dhe problemeve të tjera me të cilat përballen muslimanët që jetojnë në Evropë. Fushat e saj të hulumtimit, përfshijnë sipërmarrjen muslimane, identitetin fetar për të rinjtë, rolin e grave myslimane, dhe dialogun ndërfetar. Një konferencë e fundit ishte ajo në temën e “Sporti dhe Islami”.

Por, komuniteti i mbështetësve të Gylenit në Belgjikë tashmë është objekt i kërcënimeve “shumë serioze”, tha profesori duke shtuar: “Njerëzit këtu ndihen të frikësuar”.

Politico