• |
ide | kryesore

Fejohet Lori Hoxha?

Arkiva, Paparazzi
image.png



Trashëgimtarja e Top Channel e cila vijon pushimet në SHBA, ka surprizuar ndjekësit me postimin e saj të fundit nga plazhi. Në foton ku Lori Hoxha shfaqet e qeshur duke mbuluar fytyrën me dorë, ajo që të bie në sy është unaza në gishtin e fejesës. Ky fakt ka ngritur dyshime, ndaj komentuesit nuk e kanë kursyer duke e uruar 22-vjeçaren për fejesën. Por, Lori është treguar e shkathët: “Jo, nuk jam fejuar. Faleminderit shumë!”, ka shkruar bjondja duke mohuar zërat për zyrtarizimin e lidhjes së saj 4-vjeçare me bashkëmoshatarin Vis Bajraktari.