• |
ide | kryesore

Frederik Ndoci sulmon kosovarët: E kanë mbushur tregun me muzikë tallava!

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Këngëtari i njohur shkodran Frederik Ndoci ka deklaruar se në muzikën shqiptare si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, ka mungesë vlerash.

“Në veri dominojnë këngëtarët nga Kosova, sepse performojnë me një çmim më të ulët dhe fusin kulturën e tyre, por që është si ajo e amatorëve tanë. Kosovarët duan muzikën, që quhet tallava, muzika më e rëndomtë që i ka ardhur kohës në Ballkan. Gjatë verës në bregdet rreth 90 përqind vend zë muzika tallava, se sa ajo krijimtari muzikore e mirëfilltë. Kjo muzikë dëgjohet gjatë verës jo pak, madje dhe DJ amatorë në një dasmë muzikë tallava venë. Tallavaja është një muzikë e Azerbajxhanit, Pakistanit e futur me fjalë shqip. Kjo është shumë problem”, thekson Ndoci për Sot News, tekas shton se hiç më mirë nuk është muzika as në Shqipëri.