• |
ide | kryesore

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, caste intime në plazh

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Një javë e gjatë e plot aktivitet ka qenë ajo që çifti i LSI-së kaloi në Jalë mes qindra të rinjve. Kampi veror, traditë tashmë për LRI-në duket se i “ezauroi” Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin të cilët janë shkëputur këtë të shtunë nga “turma” për të kaluar disa orë plazh në intimitet. Foto e servirur nga gazetaret e Opinion, tregon çiftin Meta-Kryemadhi në një moment romantik, a thua se po pozojnë për aparatin e paparazz-it. Të dy duken shumë të relaksuar në zonën Privè të Folie Marine.