• |
ide | kryesore

Zhvishen ministret e Ramës (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
sdfdgdf.JPG



Ministret e qeverisë Rama kanë zgjedhur jugun për të pushuar e për të bërë plazh. Paparaci i “Panorma Plus” ka fotografuar zonjat e qeverisë, ministren e Arsimit Nikolla dhe atë të Ekonomisë, Ekonomi, në momentet e tyre të relaksit në jug.

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, ka qenë jo pak herë në ciklonin politik, sepse dihet që sektori që ajo mbulon, arsimi, është mjaft delikat dhe një sektor që ka të bëjë me jetën e çdo familjeje, me fëmijët e tyre.

Megjithatë, siç e ndjekim vazhdimisht në prononcime të ndryshme, është pak e vështirë që ta bësh zonjën Nikolla të ngrejë zërin, edhe nëse argumenti në fjalë mund të të nxisë për një veprim të tillë.

Ka preferuar që në jetën publike të jetë gjithmonë brenda kufinjve të një edukate qytetare dhe intelektuale, duke rrëzuar kështu mitin, sipas të cilit gratë e egra dhe pak agresive janë ato që bëjnë karrierë.

Kështu Nikolla ka arritur në vitin e tretë të karrierës së saj si ministre Arsimi dhe është në krye të shumë reformave që ideon institucioni që ajo drejton. Për sa i përket jetës private, në dimë që zonja Nikolla ka vetëm një vajzë, e cila vazhdon studimet jashtë. Por për pushimet e verës, ajo ka preferuar që me bashkëshortin dhe vajzën të shkojnë në Jug, në Dhërmi.

Milva Ekonomi, dukej se gjeti Ministrinë që bënte për të, jo vetëm sepse është ekonomistë në profesion dhe i shkon fiks, por edhe sepse mbiemrin e ka Ekonomi, një rastësi kjo shumë interesante.

Ndryshe nga pjesa më e madhe e ministrave të kësaj qeverie, të cilët kanë preferuar Dhërmiun dhe hotelet e mira, Ekonomi ka bërë diçka tjetër, mbase mund të ketë ndjekur edhe zakonet e pushimeve që ka pasur gjithnjë edhe kur nuk ishte ministre.

Ajo është fotografuar në Qeparo, së bashku me një grup të madh mikeshash. Aty Ekonomi kishte zgjedhur një hotel modest për fundjavën e saj, ose mbase edhe për pushime më të gjata.