• |
ide | kryesore

Nona Aneta ka ditëlindjen, Edi Rama publikon foton me Zahon

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Pjestari më i vogël i familjes kryeministrore ka zënë një vend të veçantë në faqet sociale të Edi Ramës. Zaho i vogël 2-vjeçar, po publikohet gjithnjë e më shumë nga i ati. Pas fotove nga pushimet, rradha është për pozën me gjyshe Anetën. Që në mëngjes herët, kryeministri Rama lajmëroi ndjekësit për ditëlindjen e së ëmës e cila mbush 78 vjeç. Portretin e gruas me thinja, i biri “e pasuroi” me gjysmën e fytyrës dhe duart imcake të Zahos. Lumturia e Anetës duket e pamatë!