• |
ide | kryesore

Hyka flet për temën tabu/ A ka përplasje Shqipëri-Kosovë brenda kombëtares

I pakategorizuar
hyka_1472825556-3471832.jpg



Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka është kthyer në kombëtare pas një periudhe të gjatë. Aktivizimi i tij i fundit datonte në 15 tetor 2013 në sfidën eliminatore të kampionatit botëror të Brazilit ndaj Qipros. Me kthimin në ambientin kuqezi ai ka folur për atmosferën që gjeti në ekip pas debateve të fundit nga largimet e disa kuqezinjve në drejtim të Kombëtares së Kosovës.

“Në grup nuk ka probleme midis kosovarëve dhe shqiptarëve, atmosfera është shumë e mirë dhe nuk ka asnjë shenjë negative” – ka thënë ai.

Prej kohësh në kombëtare është përfolur për fërkime mes lojtarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës brenda kombëtares. Hyka pranon të flasë për këtë temë tabu duke theksuar se marrëdhëniet mes lojtarëve janë të mira.