• |
ide | kryesore

“Rrëmbimi” i shenjtërimit të Nënë Terezës

Arkiva, Blog
fb_img_14728949020853.jpg



Majat e artit të kultivuar shqiptar, sot në Vatikan. Të gjithë të mbledhur nga anë e mbanë botës, për të nderuar figurën e Nënë Terezës, duke nderuar kështu edhe kombin tonë. Një angazhim dhe organizim për t’u admiruar, që prej një viti tashmë, nga shteti i Kosovës.

Viti është i gjatë sikurse ishte edhe puna e organizatorëve dhe artistëve, por mungonte, jo si faktor përcaktues, por për rëndësinë historike që kjo ngjarje ka, qeveria Shqiptare.

Po sigurisht, si nga hera ATA të gjithë do të jenë aty, në bashë të vëndit për të marrë një lavdi që nuk u përket e për ta përdorur këtë ngjarje kaq të madhe për dukjen e radhës. E gjithë kjo më tingëllon meskine dhe për të ardhur keq, pasi duket si “larja e mëkateve” e gjithë ritmit të qeversitjes së këtyre viteve, pasi duket se po “ndjejnë” fundin, në përshtjellim tundues me fillimin e një fushate, reklamimi së cilës kalon dhe mbetet në paradën e artit dhe kulturës, dhe… ngjarjeve të ngjashme si këto.

ATA, qëveria shqiptare, sot duhet të ishin aktorë, ndoshta pse jo edhe autorë, dhe jo spektatorë të kësaj ngjarje, por jo, sigurisht që jo… Koha ikën shumë shpejt për ngjarje si këto, pasi qeveria është e “zënë” me ankthin e një fundi që nuk po është aspak i denjë, dhe thuajse asnjëherë me fillimin veprimeve dinjitoze, që Shqipërisë do t’i kishin hije.

Në kohën që kalon, të “zënë” me punët pa krye e pa fund, duket se mungon edhe vullneti i mirë që në sheshin Nënë Tereza, në kryeqytetin e Shqipërisë, u anullua nga qeveria shqiptare ndërtimi i muzeut të Nënë Terezës pak kohë më parë, në atë sheshin që është kthyer në qebabtore private, në atë sheshin ku as një tabelë me emrin e Nënë Terezës nuk gjen më.

Sot, ky event madhështor do të trasmetohet LIVE, sigurisht as mos të na gënjejë mendja që do të jetë nga TVSH-ja, nga ai televizioni i të gjithë shqipëtarëve, për të cilin paguajmë taksat. Jo jo, të jeni të sigurt se edhe këtë subjekt nuk ia lënë dot qytetarëve shqiptar, pasi “uria” dhe “ankthi” i varvërisë dhe mjerimit të qeveritarëve shqiptare për pushtet, duket se është shumë i madh se vet mjerimi që po përjetojnë qytetareët. ATA, sërisht për qeverinë e kam fjalën, duan dhe lavdine dhe paratë e kesaj pune, ndaj të drejtën për transmetimin mediatik e ka tjeter kush…! po po, sigurisht që po, të dyja i duan…

Koha ka treguar se për këtë, ATA punojnë, fort!

Por i kujtojë qeverisë shqiptare se ATA, si edhe ne, do ndjeheshin vertet krenare  po të ishim në të njëjtën varkë, me furtuat e andrallave të këtij populli, se vetëm kështu do ta përjetonim bashkarisht këtë moment historik për kombin. Por duket se përjetimi është tjetër gjë, dhe ngjarja dhe dukja në këtë festë është padiskutim tjetër gjë… Eh, dhe na duhet me duru’ ta ndjekim eventin nga statuset dhe faqet e mediave që ATA, qeveria shqiptare ka…

Për ta mbyllur dua vërtet të falenderoj e përgëzoj iniciatoret dhe organizatorët të cilët janë në zanafillë të kësaj iniciative që prej një viti, dhe që kanë mbajtur mbi supe gjithë peshën e vështirsive për të mbërritur deri këtu, Dijana Toska Inva Mula Tukiçi Genc Bujar Llapaj…

Pa ngulmimin dhe sinqeritetin e punës së tyre, askush nuk do mund të krekosej sot atje…! Askush nga ATA… /Nga Arben Skënderi