• |
ide | kryesore

Jon, aty ku përnatë duket sikur ka ditëlindjen Armina

Arkiva, Blog
mira.jpg



Këtë verë nuk pushova gjatë për një mijë arsye që lexuesit e këtij shkrimi nuk kanë pse i interesojnë. Por në fund të gushtit shoqja ime më ftoi të bënim 3 ditë në jug bashkë me vajzën e saj të vogël. Në fund të udhëtimit desha të shkruaj. I kisha të gjitha fjalitë para syve por një ndjenjë patriotike më pengoi. -Epo u bë rrugë kjo marrje e Shqipërisë me të shara e kritika sa herë mbyllen sezonet dhe kështu vendosa të mos pickoj asnjë germë mbi tastierë.

Por ja, të del spoti i qeverisë siriane, me një dron, një motor uji, disa çadra të lodhura ku vetëm pak km më tutje luftohet,  dhe me kurajë të shkruan në fund se prapëseprapë; Siria qe e bukur. M’u fanit Shqipëria e jonit. E bekuar me diell, guralecë, pa luftë dhe yje që diku andej nga Drimadhes kujt i ka rënë rasti të jetë i vëmendshëm, ato janë më afër se kurrë me tokën. Mbrëmjet janë si një ëndërr me fishekzjarre dhe mund të mendosh që ka ditëlindjen Armina. Por në fakt janë thjesht yjet e jugut tonë.

Nga Tirana u nisëm herët. Bëmë atë ndalesën për një kafe dhe për dridhurat e Melit të vogël në Fier. Kafja të vjen helm se meqë kanë punë marrin me siguri cilësinë më të dobët. Duke ngjitur Llogaranë, propozova se një ndalesë te sorkadhet duhet të ishte një magjepsje për të voglën. Fëmijët mrekullohen aq shumë më kafshët. Ishte ora 9 e pak minuta dhe dera e parkut të Llogarasë qe e mbyllur. Dallohej një letër e vendosur nga ana e kundërt që duhet të kishte diçka të shkruar me siguri por që nuk e deshifroje ashtu të varur, mbrapsht. Për fat u shfaq një burrë por që gjatë komunikimit kuptova se nuk ishte edhe aq fat. Me një ton nervoz u drejtua si kompetent: është mbyllur nuk e shikoni letrën?

Jo- u përgjigja unë. Letrën e keni vënë mbrapsht dhe e lexoni vetëm ju nga brenda. Në fakt donim të shihnim sorkadhet. Kam një vogëlushe që sot mund t’i shihte për herë të parë. Bëhet që të futemi?

-Jo, ka orar këtu goce. Sorkadhet vetëm në orën 10.

U largova, hapa derën e makinës dhe ju drejtova Mel si të ishte vajzë e madhe :- Sorkadhet zgjohen në 10 shpirt. Letrën njoftuese e kishin vënë të zotët por mbrapsht. Ai xhaxhi është më nerva edhe pse është ende Gusht, piku i sezonit turistik. -Mel qeshi si gjithmonë me mimikat e mia dhe nuk e çau kokën për sorkadhet gjumashe.

Në Drimadhes për shkak të mungesës së tabelave mezi gjetëm rrugën për te hoteli, i cili ishte i pashëm, i ri,  i pastër dhe me një kuzhinier të mirë. Menaxherja ishte një vajzë e gjendur dhe të ofronte komoditet por ja që nuk varët çdo gjë as nga të zotët e hotelit. Në drekë të gjithë zonën deri te bregu e pushtoi era mut. Kamerieret nuk dinin ç’të na thonin. Pyesnim se çfarë kish ngjarë, kur mësuam se një gropë septike ishte menaxhuar keq dhe inxhinierët e ardhur me urgjence nga Tirana po e rregullonin. Mbrëmja kaloi po ashtu e parfumosur si më keq. Të nesërmen gjithçka ishte larë dhe kish shkuar në vend. Jeta rinisi në hotelin e bukur. Merrnim rreze, pinim frape me akull, dhe dëgjonim këngët e Alban Skënderajt në sfond.

Pasditen e ditës së dytë dhe ditën e tretë te çadra rikthehej herë pas herë një erë e rëndë. Melit ju bënë kontrolle të befasishme, por nuk ishte ajo. Madje shihnim dhe njëri-tjetrin me dyshim, se veç aromës së sikletshme asnjë gjurmë apo shenjë.

Edhe sot që po shkruaj nuk e di se e kujt ishte autorësia e erës te çadrat buzë detit. Mbeti enigmë! Ishte si një duhmë. Vinte dhe ikte në një formë kokëfortë.

Kur shoh fotot çdo gjë më duket kaq e bukur. Sepse aty është gjithçka veç erës. Dhe sa zili i kam sorkadhet që zgjohen në 10 dhe nuk kanë zbritur kurrë për të parë sesa “terroristë” jemi ne me pjesën më të bukur të këtij vendi. E gjitha që kujtoj tani është kur thonim se sikur mos vinte era m…do ishim shumë të lumtura. Le të flinin sorkadhet deri sa t’ju qepeshin qerpikët po të ndienim pak aromë deti dhe jo metabolizmi perfekt! Aq më tepër që ato ditë, deti në Drimadhes kishte një blu të mrekullueshme sikur kish dalë nga reklame e Cartier.

Ne kemi një Jon që nuk e trajtojmë si të ishte i Joni. Një Jon që nuk ka nevojë për dron, biznesmenë pasionantë dhe gazetarë që të shkruajnë për të. Mjaft mos i bëjmë m….

 



8 Comments

  1. zONJA  Mira  

    zONJA  Mira  

     

    Sa per  ` sorkaedhet ` qe  zgjohen ne oren 10.00 me lejo te te them qe  eshte  nje rregull ne respekt te njerezve qe  shkojne dhe  flejne  brenda  kompleksit ne fjale dhe  skane pse  zgjohen ne mengjes nga zhurmat e  miletit kalimtar qe ndalon ne Llogara per tu ceplendisur me   sorkadhet. ( une jam nje frekuentues i rregullt i atij kompleksi)

    Keshtu qe sic  kerkoni ju te  kihet respekt per ju vete por edhe per asetet e  vendit tone ashtu dhe ju duhet te mendoni e respektoni kerkesat dhe nevojat e te tjereve. 

    Per te tjerat deri diku keni te drejte por  une do nenvizoja te tjera gjera e  fakte me shume se  ` eren e m…` qe  te paska cpuar  hundet …..

  2. Vertete… !
    C’lidhje ka titulli ma ate qe shkarravit poshte?Niveli ne kompleks eshte shume i ulet,shkrimi per nje kalama te klases se shtate,mendjefucke.Kur e mendon se ben edhe gazetaren kjo ?Zot meshiroje kete vend!Intelekti i Kazhanit,boooo,bo as qe behet fjale!Ky vend nuk behet se cdo kush vlersohet nga sherbimi qe i ben pushtetit !Nje fjale me vjen ne mendje ne kete radt per kete sherbetore te rilindjes,budallaqe !

  3. Nuk e kuptoj pse duhet te

    Nuk e kuptoj pse duhet te perdoret ky fjalor kaq i rende ne nje shkrim gazetaresk dhe per me teper nga nje pseudo opinioniste? Te perdoret kaq hapur fjala m… eshte turp. Ndersa te perfshihet Armina ne nje titull dhe ne nje fjali per nje teme ne lidhje me turizimin me duket pa lidhje. Tendenca e ketyre opinionisteve te zonja (ku dhe Mira kujton se eshte pjese) per te bere interesanten le per te deshiruar, gjynah per gazetarine tone!

  4. Po te ishte e gazetare e

    Po te ishte e gazetare e vertete Zonja Mira do puthte me gjate neper media qendron nga sezon ne nje vedn dhe fluturon si dallendyshet. E mi Mira shtegetarja ndro zanat se gazetaria jote eshte pseudooo. S'shkelqeve kurre!

  5. Qe nuk shkelqeve ne gazetari
    Qe nuk shkelqeve ne gazetari kete e dine te gjithe si edhe ti vete. Qe nuk shkelqeve as ne ekran edhe kete e pane te gjithe si edhe ti vete. Perfundimisht edhe te shkruarit, pa lidhje, i bere mutin, ndjese te gjitheve por meqe kjo “perendimorja” nuk ka turp ta shkruaje thashe po e provoj dhe une nje here.

  6. [email protected]

    bravo mira…ne kte vend duhet te jesh patjeter nga provinca qe te besh prokopi…

    mjer gazetaria dhe mjer shqiperia jon ne dur te kujt kan rene…

    mira dhe bledi mane te dy katunar bejn analistin,,,

  7. Megjithse ka nje muaj gati qe

    Megjithse ka nje muaj gati qe eshte botuar shkrimi e rilexova sot dhe po bej nje shenim…

    Shkrimi eshte tejet interesant, realist dhe nuk mundesh ta thuash asnje fjale per stilin, shprehjet,figurat letrare etj. Keshtuqe parakomentuesit e mije nuk marrin vesh nga kjo pune me duket…Sa per termin e rende te perdorur ,nuk behet me faj gazetarja, i ka ardhur shpirti ne maje te hundes dhe nuk eshte permbajte me, eshte njerzor durimi.. dhe se fundi, Konica i madj shkryante: E KEQJA SHQIPERISE I VJEN NGA SHQIPTARET DHE PIKE.