• |
ide | kryesore

Çfarë ka të re iPhone7 (FOTO)

Arkiva, Planet
iphone.jpg



Gjiganti i teknologjisë Apple ka prezantuar sot versionin e ri të iPhone.

Në një event që u mbajt në San Francisco dhe që u transmetua live kompania ka prezantuar iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus si dhe versionin e ri Apple Watch.

IPhone 7 vjen me dizajn të ri; nuk ka dalje për kufjet. Ato mund të përdoren duke i futur në të njëjtin vend me atë ku hyn fisha e karikimit, ose të përdoren “Airpods”, kufje pa fishë që përmes infraredit aktivizohen në momentin që vihen në vesh. Këto kufje shoqërohen me bateri dhe janë të karikueshme. Jetëgjatësia e baterive të tyre me një karikim shkon 24 orë.

Gjithashtu, kamera e iPhone 7 vjen e përmirësuar. Iphone 7 Plus ka dy kamera ngjitur me njëra-tjetrën, 12 megapiksel secila, ndërsa iphone 7 ka një kamera, po me 12 megapiksel.

Një tjetër ndryshim i madh që u përfol prej kohësh është heqja e butonit kryesor dhe të vetëm të iPhone. Ky buton tashmë është me sensor, që do të thotë se nuk shtypet më si më parë,  por vibron kur e prek.

Edhe versioni i ri  i Apple Watch ka ardhur me ndryshime, ajo është kundra ujit. /tvklan.al

iPhone 7 3-650-80

iPhone7-rosegold-650-80

iPhone-7-And-7-Plus2

iphone 3